Sipërmarrësi: Shteti të mos na pengojë! Basha: Qeveria ortake me oligarkët! Misioni ynë, mirëqenia e të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një biznes prodhues në Fllakë të Durrësit për të shpjeguar Programin #ShqipëriaFitonpër Energjinë.

Gjatë bisedës me sipërmarrësin, Basha tregoi me detaje se kush do të jenë angazhimet e qeverisë së pas 25 prillit në sektorin e energjisë.

Basha teksa vizitoi fabrikën takoi disa të rinj të cilëve iu angazhua se qeveria e re do të bëjë të mundur që të rinjtë mos të ikin në Gjermani apo vende të tjera, por të gjejnë mundësi punësimi e jetese në vendin e tyre.

Kreu i PD, tha se ka vetëm një rrugë që Shqipëria të fitojë: Një qeveri që nuk është ortake me oligarkët, por partnere me biznesin dhe me qytetarët.

*Pjesë nga bashkëbisedimi i kryetarit Basha gjatë vizitës në një biznes prodhues në Durrës:*

Lulzim Basha: Dje kur bëmë prezantimin e platformës për energjinë më shkruajti dikush tha; pse thua gjenerator? Nuk them unë i thash, e ka nxjerr Banka Botërore që një në dy biznese prodhuese shqiptare përdorin gjenerator. Në vitin 2021! Sepse nuk ju sigurohet energjia e pandërprerë. Dhe po të mos kesh energjinë e pandërprerë, biznesi ka kosto që nuk krahasohen me koston e një familjari apo të një kompjuteri. Pra gjëja e parë kur thua energjia është fatura e energjisë që i vjen çdo familje, çmimi i energjisë që i shkon çdo familje. Dhe pa diskutim kur kemi fol për energjinë kemi fol edhe në kontestin e mbi 70% e familjeve shqiptare të cilët nuk janë në gjendje të paguajnë faturën e energjisë, ose e paguajnë e pastaj s’u mbetet asgjë për konsumin dhe kjo është një situatë që ka 7-8 vjet që mbizotëron. Shoqëruar e kjo me gjithë terrorin që iu është bërë familjeve kur s’kishin mundësi me pagua. San e sa veta kanë humb jetën nëpër qeli u arrestua për gjëra më absurde. Por nuk duhet të harrojmë që energjia është ekzistencialë, është jetike për ekonominë

Sipërmarrësi: Po, për ekonominë.

Lulzim Basha: në veçanti për linjat e prodhimit. Tani ekonomia shqiptare fal zotit ka njerëz si ty që me djersën tuaj me mundin tuaj keni filluar me e nxjerrë nga prapambetja, se kjo është një linjë moderne që mund të gjendej në çdo vend të Europës.

Sipërmarrësi: Jo, jo ne konkurrentin më të madh kemi Kinën.

Lulzim Basha: Pikërisht.

Sipërmarrësi: Italia nuk kishte më fuqi andej dhe erdhi këtu dhe po e bëjmë domethënë jo si Kina por jemi me parametrat e Kinës, si kosto flas.

Lulzim Basha: Qartë.

Sipërmarrësi: Por kemi cilësi më të lartë.

Lulzim Basha: Ti e ke sjell këtu me iniciativën tënde, me mundin tënd, me riskun tënd dhe shteti nuk të është gjendur pranë.

Sipërmarrësi: Aman se s’dua . Vetëm të mos na pengojnë.

Lulzim Basha: Kjo është…

Sipërmarrësi: Dëgjove. Vetëm të mos na pengojë. Kjo është ajo që them unë.

Lulzim Basha: Jo, jo shoqëria nuk mund të eci përpara në qoftë se secili nuk bënë detyrën e vetë. Si në çdo familje prindi ka detyrën e vetë, fëmijët kanë detyrat e tyre dhe në një shtet qeveria ka detyrën e vetë. Ka 8 vjet që qeveria nuk bën detyrën e vet.  Ka 8 vjet që ka dhënë premtime. Ka premtuar uljen e çmimit të energjisë dhe nuk e ka ulur çmimin e energjisë, as për familjet, as për prodhuesit. Dhe ja ku janë rezultatet siç ka ngecur kjo linja jote kështu ka ngec e gjithë Shqipëria, kështu ka ngec ekonomia shqiptare, me përjashtim të një grupi njerëzish që janë ortakë të Edi Ramës, ata s’kanë ngec, ata janë sheik, jetojnë si sheik madje dhe për të ngrënë shkojnë dhe hanë në restorantet  e sheikëve, pushtetarët dhe një grusht ortakësh të tyre. I gjithë programi jonë  ekonomike e kthen Shqipërinë në duart e njerëzve prodhues dhe njerëzve që punësojnë  dhe punonjësve të tyre. Prandaj për ne është jetike liberalizimi i tregut të energjisë. Doli dje o nga injoranca ose nga mashtrimi se tani nuk i ka ngel gjë tjetër, tha që bursa është krijuar. Ti e di fare mirë që bursa nuk funksionon, që energjia vazhdon të jetë faktikisht  e monopolizuar nga dy korporata të korruptuara deri në palcë dhe faturën e korrupsionit dhe të dështimit të tyre e paguan ti se në momentin që të ikën energjia ty të prishet i gjithë cikli i prodhimit.

Sipërmarrësi: Komplet, komplet.

Lulzim Basha: Ke kosto financiare ti. Do paguash këta që rrinë pa pune.

Sipërmarrësi: Kemi dhe kosto me klientin se ai ka kontratë.

Lulzim Basha: Prandaj e para është liberalizimi i tregut të energjisë real. Vënia reale në punë e Energy Exchange, e Poëer Exchange.

Sipërmarrësi: Kjo ul çmimin.

Lulzim Basha: Pa diskutim!

Sipërmarrësi: Në qoftë se do të liberalizohen do ulet çmimin ne do jemi më

Lulzim Basha: çfarë do ndodhë kur të ulet çmimi tek ty, do të kesh ti kursime, do kesh më shumë para, do blesh një makineri më shumë, që do të thotë do të punësosh 2-3 të rinj më shumë

Sipërmarrësi: Patjetër, patjetër.

Lulzim Basha: Do të kesh ndihmë për trajnimin e tyre nga shteti. Nuk do të jetë kosto vetëm e jotja. Do të kesh ndihmë për trajnimin e tyre nga shteti. Siç e bën çdo shtet tjetër, siç e bën Maqedonia e Veriut. Unë nuk premtoj që do të bëj gjëra si në Gjermani. Natyrisht modeli Gjerman ka frymëzuar dhe Maqedoninë e Veriut

Sipërmarrësi: Po patjetër.

Lulzim Basha: Por do të bëj ato që bën qeveria e Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar bizneset. Pse?  Ti e bën detyrën tënde.

Sipërmarrësi: Unë e bëj shumë mirë.

Lulzim Basha: Duhet ta bëjë dhe shteti detyrën e vet.

Sipërmarrësi: Po e bëri shumë mirë dhe shteti jemi të dy partnerë.

Lulzim Basha: Ti e bën detyrën tënde.

Sipërmarrësi: Se jemi partnerë apo jo.

Lulzim Basha: Pikërisht pra, pikërisht.

Sipërmarrësi: Në këtë lojë unë të jap 30%-40% të taksave.

Lulzim Basha: Pikërisht.

Sipërmarrësi: Do të thotë që ti je ortak me mua.

Lulzim Basha: Jo vetëm kaq, ti më punëson njerëz

Sipërmarrësi: Unë të punësoj, po dakord, por s’ka rëndësi

Lulzim Basha: Punësimi i njerëzve është po kështu prioritet i shtetit, i një shteti normal, një qeverie normale, një kryeministri normal

Sipërmarrësi: Po një ortak i mirë sillet si i mirë.

Lulzim Basha: Jo ortak. Mos e përdor fjalën ortak, se ortakë janë tani ata. Juve të gjithëve ju kanë nxjerrë jashtë. 99% e bizneseve ju ka nxjerrë jashtë. I kanë 5 ortakë, prandaj ka arritur në këtë pikë Shqipëria. Se kryeministri dhe një grusht pushtetarësh janë bërë ortakë me një grusht biznesmenësh  që populli i njeh si oligarkë. Ndërkohë që gjithë biznesi i ndershëm ka dalë jashtë loje.

Sipërmarrësi: E dimë këtë

Lulzim Basha: Tani problemi është këtu, si mund të zgjidhet kjo? Kjo mund të zgjidhet fare thjeshtë. Duke pasur një qeveri që kujdeset, që merr përgjegjësitë e veta karshi jush dhe karshi këtyre punëtorëve këtu.

Sipërmarrësi: Po patjetër, detyra ajo është.

Lulzim Basha: Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut  që të funksionojë, që të mos kesh më nevojë për gjeneratorë që është turp i zotit dhe skandal që 2021 biznese si i yti dhe më të vogla të kenë gjenerator. Nuk i besoheshe more dikujt, më tha ore më duket se këtë gjenerator. Jo  more jo është studimi Bankës Botërore i 2019. 50% e bizneseve njësoj si ty jeni të detyruar të mbani gjenerator dhe kjo është kosto shtesë, blerja e gjeneratorit, karburanti, gjithçka tjetër.

Sipërmarrësi: Nafta.

Lulzim Basha: Nafta.

Sipërmarrësi: E di sa harxhoj naftë unë këtu?

Eno Bozdo:  42% e bizneseve në Shqipëri, nga i njëjti studim. 42%.

Lulzim Basha: Absolutisht.

Sipërmarrësi: Hajde ky  është  drejtori gjeneral i joni me një fjalë.

Lulzim Basha: Përshëndetje, si jeni? Si e ke emrin?

Eno Bozdo: Bujar.

Lulzim Basha: Bujar, si je ? Përshëndetje!

Sipërmarrësi: Brikena.

Lulzim Basha: Brikena, si je ?  Si kalon? Si je me shëndet?

Brikena: Mirë.

Lulzim Basha: A jeni mirë me shëndet, njëherë? Me Covid-in e me këto?

Eno Bozdo: Po, me vështirësi.

Lulzim Basha: Duke u ruajtur. Duhet.

Eno Bozdo: Covidi, më fal se meqë  e hape problemin e covidit. Normalisht covidi ka pasur impakt  financiar  tek ekonomia  dhe ngaqë kemi pas qenë të detyruar  të mbajmë kompaninë hapur  edhe kur nuk kemi pas urdhra prodhimi nga  jashtë, eksportojmë shumicën  e makinerive  ka qenë kosto shumë e madhe.

Lulzim Basha: Sigurisht.

Punonjësi: Kemi humbur  4, 5 vjet  të ardhura vetëm nga ky Covid.

Lulzim Basha: ndihma, keni marrë nga shteti? Ndonjë ndihmë?

Sipërmarrësi: Padiskutim që jo.

Punonjësi: Kemi humbur shumë. Unë e di po nuk desha me fol , me  e zgjat se …

Lulzim Basha: E di dhe unë, e di dhe unë.

Punonjësi: Këtu flitet me miliona euro, nuk flitet , për  10 mijë euro.

Lulzim Basha: Paratë që mund ti kesh  investuar, para që mund të kesh punësuar njerëz .

Punonjësi: Një linjë që neve bëjmë  kushton 16, 20 milion euro që çohet kompania.

Lulzim Basha: Ku është ndryshimi?

Punonjësi: Janë dëme ..

Lulzim Basha: Ndryshimi është që ju  në çdo shtet tjetër të Ballkanit konsideroheni pasuri  kombëtare. Në momentin që ti punëson dhjetëra , qindra punëtorë , ti je pasuri kombëtare dhe kjo është arsyeja që Maqedonia e Veriut ka filluar paketën e pestë  të ndihmës. Nuk po shkoj në vende të tjera unë .S’po flas  as për Gjermani, as për Itali ,  as për Britani, as për Holandë. O flas për Maqedoninë e Veriut. Ja ku e kemi ngjitur, sepse komani si  tuajat janë pasuri kombëtare, jo pasuri private thjesht. Pse janë pasuri kombëtare? Sepse punësojnë…

Punonjës: Djem të rinj, janë të gjithë profesionistë të zotë.

Lulzim Basha: Ata baballarë që janë shpesh të vetmit që i çojnë të ardhurat në familjet e tyre, mbajnë familjet e tyre me bukë. Dhe në këtë moment nuk ka absolutisht detyrë më të rëndësishme për shtetin sesa t’ju mbështesë. Tani të vijmë tek pika dy. A ka mundësi shteti shqiptar t’ju mbështesë? Absolutisht po.

Lulzim Basha: Shikoni se çfarë shpenzimesh ka bërë thesari i shtetit gjatë këtij viti të pandemisë. U mbush viti pandemisë. I ka çuar milionat e taksave të shqiptarëve te një grusht njerëzish. Tek inceneratorët, te një grusht oligarkësh dhe monopolesh. Prandaj s’ka as paketë të dytë as paketë të tretë, as paketë të katërt ndërkohë që Maqedonia e Veriut jep paketën e pestë. Ky është ndryshimi, këto janë vendimet e politikës në ketë rast vendimet e qeverisë. Dhe prandaj po ju them, kemi edhe dy muaj një qeveri që nuk ka menduar asnjë ditë për njerëzit, s’po them për sipërmarrjet për njerëzit se po të mendojë për ty ka menduar edhe për ata, por ka menduar vetëm por veten e vet dhe për një grup njerëzish. Pas 25 prillit ju garantoj që do keni një qeveri që do jetë në krahun tuaj, nuk ju garantoj as nuk ju premtoj mrekulli por po ju them që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që kjo linjë të ishte në punë sot, kjo linjë ka ngecur. Si kjo linja kam parë edhe në Tiranë që kanë ngecur, linja prodhimi ishim, dje, më falni pardje ishim te një linjë tjetër prodhimi ushqimor, siç kanë ngelur linjat tuaja të prodhimit kanë ngecur bujqësia, ka ngecur biznesi i vogël, e gjithë Shqipëria ka ngecur për shkak të keq menaxhimit, keq qeverisjes të një qeveri dhe së një kryeministri që e ka mendjen vetëm te vetja e vet dhe te xhepat e vet. Pra kur të përfytyroni se çfarë ndryshimi do të vijë pas 25 prillit do të vijë ky ndryshim që qeveria do të punojë për ju, do punojë për njerëzit dhe Shqipërisë nuk i mungojnë mundësitë. Po të them edhe diçka tjetër, ti i ke marrë përgjuesit e tua si sipërmarrës.

Sipërmarrësi: Po, edhe risqet.

Lulzim Basha: Praktikisht je sjellë si prind në raport me punonjësit e tu.

Sipërmarrësi: Po!

Lulzim Basha: Jo thjeshtë si pronari, përfytyroni se si do të jetë kur qeveria të marri përgjegjësitë e veta karshi teje, se dhe për ty qeveria është prind.

Sipërmarrësi: Po prind.

Lulzim Basha: Sepse në qoftë se kujdeset për ty është kujdesur edhe për punonjësit edhe për familjet e tyre, familjet shqiptare do të përfitojnë, shqiptarët do përfitojnë, natyrisht do përfitojë edhe sipërmarrja, nuk do jemi ortakë, do jemi aleatë, partnerë për një qëllim.

Sipërmarrësi: Partnerë.

Lulzim Basha: Për një mision dhe misioni do të jetë, mirëqenia dhe punësimi i gjithë shqiptarëve, kjo nuk realizohet me llafe.

Sipërmarrësi: Mbaja e njerëzve në punë.

Lulzim Basha: As me VKM. Shpall ti me VKM se punëson kaq, nuk punëson, ke premtuar 300 mijë vende pune, ke larguar 300 mijë shqiptarë. Trajnimet që do ti financonte shteti, i ke financuar ti. Nesër me paratë e taksave të shqiptarëve, nuk do të bëhen marrëzira të tilla, që 10 veta kanë marrë dy pikë, sa miliardë euro kontrata dhe as s’kanë dhënë, asnjë gjë si kanë dhënë qytetarëve. Apo 1 miliard të tjera janë hedh në erë me fasada. Po këto para do të shkojnë në rrallë të parë të ndihmuar ekonominë që të punësojë. Dhe si do të ndihmohet? Pikërisht duke të garantuar ty energjinë, ti do të jesh në gjendje dhe të bësh dy linja, edhe 3 linja të tjera. Se nuk na mungojnë mundësitë.

1 100

2 84

3 52