Fermeri-Bushatit: Produktet tona kalben sepse prioriteti i kësaj qeverie në ikje, janë produktet e importit klientelist

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati zhvilloi sot një vizitë në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës, ku u takua me një fermer të zonës dhe vizitoi nga afër serën e perimeve të z.Durim Idrizi.

Keqqeverisja e Edi Ramës ka 8 vite që e ka zhytur bujqësinë në një kolaps të thellë, shprehet ai, edhe pse një nga zonat më prodhuese me rreth 80 Ha sera, qeverisja na ka diskriminuar nga subvencionet dhe na e ka rritur çmimin e naftës, shprehet Durimi.
Produktet tona kalben sepse prioriteti i kësaj qeverie në ikje, janë produktet e importit klientelist tha ai.

Bushati, e njohu nga afër me programin që Partia Demokratike ofron për bujqësinë.
Me 25 Prill, Shqipëria fiton bujqësinë.