Ballina Politikë PD nënshkruan me PR, Mediu: Marrëveshje që i shërben fitores më 25...

PD nënshkruan me PR, Mediu: Marrëveshje që i shërben fitores më 25 prill

Partia Republikane nënshkroi sot marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Pas takimit me kryetarin e PD, Basha, Mediu tha se, marrëveshja në fjalë përcakton përfaqësimin e partive politike nga ana e PD në zgjedhje. Po ashtu, Mediu tha se, kjo marrëveshje e firmosur nga Basha dhe aleatët përmbyll qëllimet për fitore.

“Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat, në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe më 25 prill të fitojnë shqiptarët. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ raportet politike të çdo partie politike”, tha Mediu.

Pas Mediut, në Selinë Blu për të firmosur marrëveshjen është paraqitur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Exit mobile version