Ballina Politikë Këlliçi: Të rinjtë janë dëshmimtarë të këtij 8-vjeçari depresiv! Jemi të gjithë...

Këlliçi: Të rinjtë janë dëshmimtarë të këtij 8-vjeçari depresiv! Jemi të gjithë bashkë për t’i larguar këta parazitë të Ramës

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi vijon takimet në zonën e Astirit. Këlliçi  shkruan në një postim në Facebook se, anëtarësimet e reja na japin energji të reja për të fituar betejën e 25 prillit.

Postimi i plotë

Të rinjtë shqiptarë nuk vuajnë nga amnezia. Janë dëshmimtarë të këtij 8-vjeçari depresiv. “Punë jo gjumë”, thonë parazitët e administratës Rama.

Po të kishte punë nuk largoheshin të rinjtë. Janë djem e vajza të arsimuar që nuk rrojnë me propagandë. Jemi bërë të gjithë bashkë për t’i larguar këta parazitë zyrash.

Falenderoj çdokënd që na bashkohet! Me Covid-in sheshit jemi të detyruar të takohemi vetëm me disa prej tyre. Anëtarësimet e reja na japin energji të reja për të fituar betejën e 25 prillit. Bashkë do fitojmë!

Exit mobile version