Ballina Politikë Paloka takim me banorët e lagjes nr.17 Durrës: Ne duhet t’ju ofrojmë...

Paloka takim me banorët e lagjes nr.17 Durrës: Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Durrës, Edi Paloka u takua sotme banorët e lagjes nr.17 Durrës.

“Ne nuk mund të nisemi thjesht me faktin që shqiptarët kanë arritur në pikën që nuk e durojnë këtë qeveri, nuk mund të ecim me mllefin dhe inatin ndaj kësaj qeverie. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre. Ju e keni parë programin e Partisë Demokratike.

Kur themi se do të rrisim pagat e arsimtarëve apo mjekëve apo do dyfishojmë pensionet, të rrisim minimalisht çdo vit 5% pensionet dhe pagat, nuk janë fjalë në ajër, por është çdo gjë e llogaritur dhe argumentuar, ku do të gjehen paratë dhe si do të realizohet ky premtim”, u shpreh Paloka.

SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO!
#ShqiperiaFITON

Exit mobile version