Ballina Kryesore Sondazhi i ri: Opozita e bashkuar fiton zgjedhjet, PD drejt forcës së...

Sondazhi i ri: Opozita e bashkuar fiton zgjedhjet, PD drejt forcës së parë

Nëse zgjedhjet do të zhvillohen në këto momente, atëhere opozita e bashkuar do ti fitojë ato. Sondazhi I RTV-ORA dhe Antonio Notto konfirmon një afrim mes PD dhe PS në përqindje të votave, ndërsa LSI arrin nga 8-12%.

Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuan rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të dhënave PS do të merrte nga 41 në 45% të votave ndërsa Partia Demokratike nga 34 në 38% të votave.

Sipas Antonio Noto në krahësim me një muaj më parë është vënë re një afrim mes dy partive kryesore pasi PS ka njohur një rënie të lehtë ndërsa PD është rritur. LSI ka nga 8-12% të votave, por ka një rënie të lehtë.

Sipas këtij sondazhi PDIU merr 1-3% të votave. Nëse do të kishte një mbledhje të votave koalicioni opozitar merr nga 43 në 53% të votave. Të pavendosur janë 27%.

Metodologjia e ndjekur është e njëjtë me sondazhin e parë. Janë pyetur 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks. Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri. Marzhi i gabimit është 3%.