Reagimi i fortë i Presidencës ndaj Ramës: O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla të shqiptarëve

Presidenca ka reaguar ashpër pas mesazhit të Ramës në “Twitter” për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar se Ramaforma do të ngordhë më 25 prill me 3 milionë shpulla dhe shkelma të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Tedi Blushit

O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!

Pas vlerësimit të bërë nga DASH për Dvoranin, Rama thekson në tëitter se ish-kreu i KED u godit harbutërisht, pasi nuk iu nënshtrua presionit të së keqes.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi kryeministri.