Ballina Politikë Ministrja e Bujqësisë në Shkodër, reagon Bushati: Pse ju lidh gjuha “aktores”...

Ministrja e Bujqësisë në Shkodër, reagon Bushati: Pse ju lidh gjuha “aktores” së qeverisë kur u pyet për fërmerët e përmbytur?

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar pas vizitës së Ministres së Bujqësisë.

“Pasi shkatërroi fermerët dhe bujqit, sot shfaqen si shpetimtarë me nderhyrje te huazuara nga programi i PD-së”, shkruan Bushati në një postim në Facebook.

“Ministres iu lidh gjuha kur u pyet per fermerët e zonës së nën Shkodrës të cilët perreth dy muaj mundi i tyre është nën ujë”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Sot aktorja e qeverisë, Ministrja e Bujqësisë, paska zhvilluar shoën e radhës në Shkoder duke prezantur si arritje faktin pse një fermer paska përfituar naftë me rimbursim.

Pasi shkatërroi fermerët dhe bujqit, sot shfaqen si shpetimtarë me nderhyrje te huazuara nga programi i PD-së. Ministres iu lidh gjuha kur u pyet per fermerët e zonës së nën Shkodrës të cilët perreth dy muaj mundi i tyre është nën ujë.

Nuk ka ç’të thotë, fajin e paska Bashkia dhe demshpërblimet i paska Bashkia! I harruan premtimet e 2013, dhe sot në mendje kanë vetem shoën dhe talljen. Erdhi nga Tirana per tu tallur me një qark të tërë, pa asnjë zgjidhje apo propozim!

Boll më! Mundi dhe buxheti për fermerët është ne xhepat e qeverisë. Sot ata meritojnë një qeveri në krah të tyre.

Fundin e kanë të sigurtë!

Me 25 Prill qytetarët e Shkodres dhe të Shqipërisë, i japin fund talljes dhe mashtrimit.

Me 25 Prill, hajdutët ndëshkohen me votë!

Exit mobile version