Ikja e dhimbshme e Tit Hysenit

Adriatik DOSTI

Shokuese, tronditese, e dhimbeshme dhe tragjike ikja e jote e parakoheshme nga kjo bote miku im i shtrenjte Seit [
Tit ] Hyseni …aq me shume teksa kam mesuar gjithcka reth shkaqeve qe cuan ne shuarjen tende asisoj e ne ate moshe …
….Rralle kam njohur ne jeten time nje njeri me zemer aq te madhe sa c’ishe ti…me ate buzeqeshje, mencuri, trimeri e humor te llojit tend ku ne ato vite perfundoje aty ku s’ta priste mendja qofte edhe per nje fjale goje… por ti ishe e mbete djale trim, me karakter, personalitet e dinjitet …shok e mik i mire, i rralle e besnik!

I kishe vertet shoket e rralle o Tit Hyseni ndaj dhe ishe i rrethuar kurdohere me shoke e miq pa fund te cilet te donin e i doje sic dije ti…
Kam qene i privilegjuar te jem nje nder shoket e miqte e tu te mire e te afert te pakten qe nga 1975 e ne vazhdim dhe ruaj sa e sa kujtime sportive e njerezore te vecanta ndaj dhe dhimbja per largimin tend nga kjo bote e cmendur me dhembi fort …mu drodh shpirti e me semboi zemra sepse ne syte e ne kujtesen time e te kujtdo qe te njohu nga afer por edhe thjesht kujtdo qe te pa nga shkallet e stadiumit ashtu sic ishe ti … kollos e gjigand fizikisht nuk mund te shuhen kaq pa besueshmerisht…

Qysh heret i ingranuar ne Ekipet kombetare te moshave … me trajneret Thanas Jance e Refik Resmja…qysh ne ate kohe kur luajte per Shkendine e madhe te Zyber Koncit …e derisa ne mes viteve 70 erdhe tek Tirona jote e zemres…ti ishe e mbete njeri nga futbollistet mbrojtes me te forte e me te mire te futbollit shqiptar deri ne mes vitet 80 kur ja u dorezove fanellen Hodjes e Lekbellos me shoke…

Ti dhe brezi yt i periudhes 75-85 meritoni nje respekt te vecante ne historine e klubit bardhe e blu pasi moret persiper ti mbanit serisht nderin klubit tone pas asaj ikje te madhe te brezit te famshem te Lym Alles…dhe ja dolet madje fituat aso kohe edhe nje titull kampion e 2 kupa te Shqiperise…

Do te mbahesh mend perhere per fizikun tend , per sedren e grinten tende te rralle sportive , per zemren e madhe …per goditjet e forta te topit nga distanca ku ke shenuar edhe disa gola te rralle …por mbi te gjitha per njerzillikun e fisnikerine tende ku si djale Camerie shfaqe vlerat me te mira njerezore te krahines nga ku e kishe edhe prejardhjen e origjinen tende familjare…

Prekese vertet dedikimet e mikut e bashkeudhetarit tend ne jete e ne sport emrit te njohur e shume te respektuar Sulejman Staroves ne faqen e tij te fb …per largimin tend kaq te dhimbshem…

Tirana e asaj kohe e kishte per nder te te kishte TY -Tit Hyseni si kapiten te saj…
Respekt per ju te gjithe…G.Tafaj, A.Nallbani, B .Sharra , P.Dhales, A.Naci, H.Frasheri, B.Vladi, S.Hyseni, R.Shehu, F.Bekteshi, L.Sengla, A.Cela, F.Llambi, P.Dibra, I.Metani, E.Gezdari, R.Hicka, I.Muca …por edhe trajnereve tuaj te atehershem E. Shehu, Z.Konci,F.Deliallisi e F.Frasheri…per gjithcka bete per klubin e skuadren tone …

Zevendesuat plejaden e fameshme te B.Tafait , S.Halilit, F. Frasherit, Kasmit, Ali e Osman Memes , Hykes, Bukovikut, Bytycit, Ishkes, Gjokes, Xhackes e Kazanxhiut me shoke….e me pas ja u late radhen nje tjeter brezi te shkelqyer bardhe e blu te tilleve si… M. Baci , Mersini, B.Nallbani…Hodja, Lekbello, Bimo, Alimehmeti, Liti, Kepi, Omuri, Josa, Stoja, Daja, Beliu, Ramadani, S.Mema …A.Kola, A.Minga, Sh. Muca etj qe do e conin Tironen tone atje ku i takon te jete perhere …ne fronin e Mbretereshes se futbollit shqiptar …

Fëmijët e grup moshave bardhë e blu të cilët ai i stërviti për vite me radhe do ta kujtojne kurdoherë me respekt të vecante Profesorin e Trajnerin e tyre të dashur Tit Hysenin…

Faleminderit perjetesisht brezit tuaj Tit Hyseni !
Jam pa fjale nga humbja jote …nga ky lloj largimi tragjik …
Te qofte Dheu i lehte e u prehsh ne Paqe miku im i shtrenjte !
Lum kush le pas emrin e kujtimin e mire….