Basha poston videon: Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Jo, nuk do të harrojmë!

Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë!

TEKSTI I VIDEOS:

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.

E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…

As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt,

Aq sa keni trefishuar pasuritë,

Keni rritur taksat dhe borxhin publik.

Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.

Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin.

Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.

Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.

Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar

20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.

Jo, nuk do të harrojmë!