Taksat e larta, varfëria dhe korrupsioni po kolapsojnë ekonominë e vendit, Bushati: Kjo situatë duhet të marrë fund!

Nga Helidon BUSHATI

Taksat e larta, varfëria dhe korrupsioni po kolapsojnë ekonominë e vendit. Biznesi është në krizë ndërsa fuqia blerëse ka rënë.

Qarku i Shkodrës është i prekur rëndë nga kjo situatë.

Familjet në varfëri ndërsa më shumë se 500 biznese të vogla kryesisht ato familjare, vetëm vitin e fundit kanë mbyllur dyert.

Këto ditë kam takuar me qindra biznese e qytetarë, shqetësimin e kan të njejtë, shpopullim dhe varfëri.

Korrupsion dhe rryshfet ne çdo qelizë, deri edhe tek përfshirja në listat e përkrahjes sociale.

Të paguash për varfërinë!

Kjo situatë duhet të marrë fund!

25 Prilli duhet të jetë dita kur vota të ketë vlerën reale të sajë.

Qytetarët shqiptarë, nuk duhet të pranojnë sot e as nesër një qeveri që i nëpërkëmb, i tall dhe i varfëron.

Qytetarët shqiptarë duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre. Me Edi Ramën, Shqipëria ka ngelur në vendnumëro!

Vendi nuk ka nevojë për politikanë që premtojnë mrekullinë, por për njerëz që duan dhe punojnë me zemër për këtë vend.

#Me25PrillShqipëriaFITON!