PS në panik nga humbja, sulmohet zyra elektorale e Degës së PD nr.7 në Tiranë: Gështenja: Askush nuk do të na ndalë!

Paniku i humbjes ka nxjerrë jashtë kontrolli PS-në, e cila ka hedhur në veprim bandat për të sulmuar zyrat elektorale të PD dhe eksponentë të kësaj partie. Gjatë natës është sulmuar me mjete të forta nga banditë të rilindjes Zyra elektorale e Degës nr.7 të PD në Tiranë.

Kryetari i Degës nr.7 të PD në Tiranë, Lefter Gështenja ka reasguar për sulmin barbar duke u shprehur se, kjo është fytyra e vërtetë e rilindjes. Ai ka publikuar edhe videon ku duket se si janë thyer xhamat e zyrës elektorale.

“Vetëm bandat sillen kështu.

Kjo është fytyra e vërtetë e rilindjes, mbrëmë banda e rilindjes ka shkatërruar zyrën elektorale në Grupseksionin Nr.12 zona e Mozaikut.

Ky është perceptimi që kanë ata për garën elektorale.

Përgjigjen do ta marrin më 25 prill me votë popullore.

Asgjë nuk na ndal në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e bandës së rilindjes.

… mos harroni kjo ndodh në 2021 në zemër të Tiranës, imagjinoni çfarë mund të bëjnë në periferi…”, shkruan Lefter Gështenja në një postim në Facebook.

11 10