Spaho: Plani i Lulzim Bashës dhe PD-së synon të sjell një transformim të madh në çdo fushë të jetës në vendin tonë

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR BIZNESIN DHE ANTI-KORRUPSIONIN, MATEO SPAHO

Të nderuar miq,

Jam krenar dhe ka shumë arsye për të qenë krenar që jam këtu me ju sot.

Ne e dëgjuam bashkë Lulzim Bashën! Tani është e qartë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë se Shqipëria e ka një plan më në fund. Është plani i Lulzim Bashës, plani PD-së dhe ky plan synon të sjell një transformim të madh në çdo fushë të jetës në vendin tonë.

Nuk janë premtime të kota, nuk janë utopi që nuk do të realizohen kurrë, por aksione, janë veprime konkrete te sqaruara ne hapa te njëpasnjëshme qe do ta çlirojnë Shqipërinë ne mënyre progresive nga kapja qe i është bërë nga korrupsioni, krimi dhe oligarkia nën regjinë e Rilindjes.

Ky është një plan që do të drejtohet dhe do të vihet në zbatim nga Basha dhe qeveria e tij duke filluar nga data 25 Prillit.

Me lejoni te citoj shkurtimisht disa nga pikat kryesore të planit:

– Rritja e transparencës së veprimtarisë së qeverisë. Nuk do ketë më tendera sekretë, nuk ka oferta të pa kërkuara, nuk ka rritje të vlerës së tenderave në mënyrë të pambështetur mbi projekte të qarta. Do të bëhet Publikimi i të gjitha tenderave në faqen e internetit te qeverisë.

Njëkohësisht do te krijohet Agjencia speciale qeveritare në bashkëpunim me policinë dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe partneret ndërkombëtar për të gjurmuar, ndëshkuar dhe penguar korrupsionin.

Ne do të ndërtojmë platformën Kundër Korrupsionit dhe Oligarkisë, duke hetuar të gjitha kontratat koncensionare. Kjo platformë do ketë për detyre transparencën duke mos lejuar qe PPP-at t’u jepen kompanive me seli në parajsa fiskale ku nuk dihet as emri i pronareve të tyre.

Për 8 vite ne kemi pare si Shqipëria ka dështuar të fitoje sfidat e zhvillimit ekonomik dhe ka falimentuar në ndëshkimin e së keqes qe po e mpak dhe po e gërryen atë.

Por ndryshimi nuk është vetëm i mundur – Ndryshimi është i domosdoshëm!

Dhe kjo varet vetëm nga ne.

Krimi i organizuar mund të mposhtet e të shkatërrohet.

Jo me fjale, por me akte konkrete. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend të frytshëm për të bërë biznes, ku do të krijohen gjitha mundësitë ku qytetarët shqiptar do të jetojnë me dinjitet pa bërë kompromise me krimin dhe korrupsionin.

Miqtë e mi!

Bashkë me Lulëzim Bashën do ta mundësojmë këtë ndryshim. Qeverisja e re e drejtuar nga Basha është mundësia qe i jepet Shqipërisë për të dale nga kriza e vlerave dhe nga kriza e ekonomisë.

Vetëm kështu, Shqipëria fiton!