Ballina Politikë Vaso Çubrilloviçi shqipfolës justifikon spastrimin etnik të 430 mijë shqiptarëve

Vaso Çubrilloviçi shqipfolës justifikon spastrimin etnik të 430 mijë shqiptarëve

Nga Sali BERISHA

Pas disa rekordeve te zeza europiane dhe boterore ne spastrimin e etnik te vendit te tij, Zografi bis deklaron se “Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, nuk është fundi i botës”.

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama ne zbatim te platformes se Vaso Çubrilloviçit ka arritur te shenoje disa rekorde boterore ne spastrimin etnik te vendit te tij.

Keshtu nje vit me pare ai u shpall kampion i zi boteror per spastrimin etnik te shqiptareve nga Shqiperia per vitin 2019.

Kurse per vitin 2020 ai serish shpallet kampion boteror per lejet e qendrimit ne BE te shtetasve shqiptar.

Sipas Eurostat per largimin e qytetareve te tij nga vendi Zografi bis le mbrapa Asadin e Sirise se luftes civile dhe te gjithe diktatoret dhe narkodiktatoret e botes.

Nga viti qe erdhi ne pushtet me zbatimin e politikave te Çubrilloviçit, Edvin Kristq Zografi bis sipas Eurostat ka larguar nga Shqiperia 420000 shqiptar, prej te cileve 220000 mije kane kerkuar azil politik ne Gjermani dhe vendet e tjera anetare te BE.

Keshtu Shqiperia del perpara cdo vendi tjeter ne bote dhe renditet edhe vet para Sirise.

Vetem ne vitin 2018 sipas zyres federale te statistikave te Gjermanise nga Shqiperia shkuan ne kete vend 1130 mjek pra aq sa jane diplomuar ne kater vite mjek tek ne.

Edhe dje ne viziten e saj ne Shqiperi, Komisionerja Johansson ngriti si çeshtje themelore eksoden e shqiptareve dhe kandidatet kriminel per te cilet PS dhe Edvin Hajduti zene vendin e pare ne bote.

Ne zbatim te politikes se spastrimit etnik te Shqiperise Zografi Bis:

1-vret çdo minute, çdo ore, çdo dite shpresen shqiptareve

2-ne 8 vite ky shpresvrases jo vetem qe nuk rriti por per shkak te inflacionit uli me 30% rrogat e shqiptareve.

Para 8 viteve rroga mesatare ne Shqiperi ishte me e larte se sa ne Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova kurse sot Shqiperia ka rrogen mesatare me te ulet ne rajon.

Sot mjeku, imfermierja, polici, ushtaraku ne Kosove marrin rroga dy here me te larta se ne Shqiperi.

3- ne 8 vite ky shpresevrases ka investuar ne te gjitha rrethet e Veriut te marra se bashku, pra ne 4 qarqe dhe 12 rrethe, me pak se sa ka investuar ne rrethin e Tepelenes dhe si kurre ndonjehere me pare ne historine e vendit sot ne narkoshtetin e Edvinit nuk ekziston asnje minister, zevendes minister, drejtues institucioni qendror, gjykates apo prokuror i larte me origjine ne Kamza e siper.

Sot 800000 shqiptar te Maqedonise se Veriut jane 15 here me shume te perfaqesuar ne shtetin e tyre se sa 800000 shqiptar ne Veriun e Shqiperise.

Ndaj dhe shperngulja masive e shqiptareve eshte nga zonat veriore dhe verilindore te vendit.

4- Ne 8 vite ky shpresevrases ka investuar ne rruge, shkolla, qendra,shendetesore, sherbime, ferma, ujesjellesa te Shqiperise rurale 30 perqind me pak se sa ne qytetin e Durresit per te ndare parate me Gjushin.

Ai rrenoi me shpejtesi sistemin e kujdesit shendetesor, arsimor dhe te sherbimeve ne teresi.

5-Vetem ne nje vit sipas statistikes zyrtare ky shpresevrases arrestoi 38 mije qytetar shqiptar si asnje vend tjeter ne bote. Vetem per faturat e energjise pra per çeshtje civile si ne asnje vend tjeter ne planet u arrestuan 22 mije shqiptar dhe miijra e mijra te tjere per faturat e uijt dhe shkaqe te tjera civile.

6- Ne keto 8 vite ai shkaterroi shtetin ligjor, sigurine juridike, sistemin e drejtesise, i zevendesoi me narkoshtetin e pare dhe te vetem ne historine e Europes.

Shqiperine e shnderroi ne vendin e karteleve te droges, qendren operacionale te krimit te organizuar nderkombetar, vendin me te korruptuar ne Europe dhe njerin prej me te korruptuarve ne bote!

Per te gjitha keto dhe shkaqe te tjera Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqiperia me shume qytetare se sa luftrat civile ne Siri apo Afganistan dhe Irak.

Por pavaresisht nga keto, ai per te justifikuar politiken e tij antishqiptare te spastrimit etnik deklaroi se fundmi se ‘Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës’.

Me kete deklarate ai mori haptas autoresine e spastrimit etnik te vendit ndaj dhe çdo shqiptar qe e ndjen veten te detyruar ndaj ketij vendi duhet te ngrihet me te gjithe guximin per te shporrur nje minute e me pare monstren kombetare, Edvin Kristaq Tradhetari. sb

Exit mobile version