Këlliçi: Veliaj shpenzoi 540 milionë lekë për rehabilitimin e qendrës së Ndroqit, por në të vërtetë s’është vënë asnjë tullë!

Belind Këlliçi ishte në Ndroq, zonë e propaganduar nga qeveria për t’u kthyer në qendër turistike.

Banorët thanë se, asgjë nuk është bërë përveçse lyerjes së ballines se Pallatit te Kultures duke lënë pjesën tjetër të shkatërruar.

Këlliçi tha se Erion Veliaj shpenzoi 540 milionë lekë për rehabilitimin e qendrës së Ndroqit duke mashtruar se do e kthente në një qendër turistike, me bujtina, parkingje, bankomat e hotele, por në të vërtetë s’është vënë asnjë tullë.

“Nga mëngjesi deri në darkë nxjerrin projekte 3D, me filma vizatimorë. Nuk u skuqet faqja. Në 8 vite Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. Edi Rama me Erjon Veliajn janë në garë se kush gënjen më shumë qytetarët dhe kush vjedh më shumë buxhetin e shtetit. Erjon Veliaj premtoi në 2015-ën, zero leje ndërtimi si kryetar Bashkie i Tiranës. “Do mbahem mend si kryetari i Bashkisë që ndërtoi më shumë parqe dhe lulishjte se sa pallate”, tha Veliaj.

Ka dhënë 2.3 milionë metra katrorë leje ndërtimi dhe raportet ndërtokëmbëtare thonë se në vitet 2015 – 2018 në Tiranë janë pastruar 1.6 miliardë euro nga mafia e betonit, 1/3 e buxhetit të shtetit të Shqipërisë. Erjon Veliaj e urren Tiranën dhe nuk e lidh asgjë me Tiranën. Kullën e Sahatit e ka kthyer në orë muri të oligarkëve. Po ua ngre kullën 20 kate në krah dhe kulla e Sahatit do të bëhet aksesor i kullës. Ai që është martuar në Kala, 500 milionë u tha qytetarëve i bëra me lekët e pensionit të mamit. Ma thoni si del pensioni i një nëne për të martuar djalin me 500 milionë lek? Ma thoni dhe unë tërhiqem dhe i kërkoj publikisht falje’, tha Këlliçi.