Pasojat e tërmetit/ Spaho: Realiteti në Qafëzez të Kolonjës, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë në ikje

Shtëpia e bashkëshortëve Dhespollari në Qafëzez të Kolonjës, e cila ishte më e dëmtuara nga tërmetet e qershorit dhe nëntorit të vitit 2019,edhe pas dy vitesh vazhdon të jetë e rrënuar.

Drejtuesi i Qarkut të Korçës, Edmond Spaho, i cili ishte në këtë familje, tha se bashkëshortët kanë mbetur të vetëm pas humbjes së djalit në moshë të re.

“Atavazhdojnë të jetojnë në rrënojat që la tërmeti,edhe pse kjo mund tju kushtojë jetën. Të gjithë pushtetarët, nga Rama tek ministrat që erdhën dhe ikën në Qafëzez në kohën e tërmetit premtuan që do rindërtohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, por realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë në ikje.

Me Ramën Shqipëria mbeti në vend numëro! Në vend numëro ka mbetur edhe proçesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti!

Të gjithë presin me padurim ndryshimin që do të vijë në 25 prill!”, tha Spaho.

1 79

2 68