Ballina Aktualitet Meta i përgjigjet Ramës: Tmerrohu po deshe! Nuk do të ketë më...

Meta i përgjigjet Ramës: Tmerrohu po deshe! Nuk do të ketë më “tërmet” në zgjedhje…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fieri, ku shigjetonte kreun e shtetit për procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç.

Meta shkruan në një postim në Facebook se, le të shqetësohen e madje të tmerrohen ata që mendojnë se do të bëjnë “tërmet” në zgjedhje, qofshin këta qeveritarë, apo banditë.

Postimi i Presidentit Meta

Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!

Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.

Mëngjesin e sotëm Rama e sulmoi sërish nga Fieri presidentin Meta, i cili ka qenë mjaft kritik me mënyrën se si qeveria po e menaxhon pandeminë në vendin tonë.

Kryeministri gjithashtu ka shigjetuar edhe ish-presidentin Bujar Nishani dhe akademikun Artan Fuga, të cilët janë shfaqur kundër vaksinimit selektiv që ka paralajmëruar kryeministri.

Exit mobile version