Humb jetën nga Covid-19 ish-shefi i Infektivit, kush është mjeku i njohur

Mjeku i njohur, Petro Shamo është ndarë nga jeta  në moshën 78-vjeçare. Shamo ishte i infektuar me Covid-19 dhe prej 5 ditësh ishte i shtruar në spital. Ai ka mbajtur për shumë kohë dhe rolin e Shefit të Infektivit.

Cili është Dr. Petro Shako ose i mirënjohuri Dr. Peçi

Dr.Petro Shamo ka lindur ne fshatin e Selcke te Gjirokastres me 28.06.1943. Ai ishte femija me i vogli i nje familje te madhe me 5 motra dhe 3 vellezer. Petrua u largua shume i vogel nga fshati dhe erdhi ne Tirane me famijlen e tij, ku dhe pas perfundimit te shkolles se mesme “Petro Nini”, vazhdoi dhe perfundoi me sukses studimet e larta per mjekesi ne Universitetin e Tiranes ne mesin e viteve 60-te.

Dr.Petrua, apo Doktor Peçi sic e njihnin dhe e therisnin te gjithe, punoi gjithe jeten e tij deri sa doli ne pension ne sherbimin infektiv te Spitalit Universitar te Tiranes, duke qene per nje kohe te gjate edhe ne deyren e shefit te pavionit.

Ne punen e tij me profesionalizmin dhe humanizemin e rralle qe e karakterizonte si mjek i talentuar, ai ishte i perkushtuar krejtesisht ne sherbimin e pacienteve te tij, me interesin dhe kujdesin e vecante pasi duhej te gjendej prane edhe shpirterisht pacienteve jo vetem nga Tirana por edhe nga gjithe zonat e tjera te Shqiperise. Te njejtin kujdes dhe perkushtim Dr. Peçi tregonte edhe per cilindo qytetar qe i drejtohej per keshille apo edhe per mjekim, qofte edhe jashte spitalit, kur ishte e mundur dhe e nevojshme.

Ne pune dhe shoqeri Dr.Petrua qezonte nje vleresim dhe respekt te vecante, fale kjo dhe menyres se tij te komunikimit ku reflektonte dashuri, miresi, perkujdesje dhe respekt per kedoqe komunikonte dhe bashkepunonte me te.

Per punen dhe jeten e tij, Dr.Petrua jo vetem qe eshte vleresuar nga koleget dhe bashkepuntoret e tij por edhe nga institucione dhe autoritete shteterore.

Dr.Petrua do te ngelet per te gjithe koeget dhe miqte e tij model i mjekut me vlera te ralla profesonale dhe humanitare, duke qene nje nder per armaten e madhe te mjekeve dhe punonjesve te shendetesise’ shkruan Urdhëri i Mjekut të Shqipërisë.

auto Screenshot 231613813659