Basha pas takimit me Ylva Johansson: Mora angazhimin e Komisioneres për të vazhduar ndihmën për Shqipërinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, tha në një prononcim për mediat se, në këtë takim e ka njohur komisioneren me planin anti-mafia, kundër krimit dhe korrupsionit. Basha tha se, kërkesat për integrimin në BE janë shtuar sepse Rama ka dështuar të plotësojë kushtet minimale.

“Pata kënaqësinë të pres Komisionet e BE në një kohë sfidash të jashtëzakonshme për BE dhe Shqipërinë. E njoha me planin tonë anti mafia. Me komisionerin për punët e brendshme të BE kam bashkëpunuar ngrohtësisht dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm dhe kushtet që ccuan te reformat dhe reformat që ccuan te të mirat që gëzojnë sot shqiptarët sollën diçka të paimagjinueshme para 11 vjetësh.

Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullnetit tim politk që do ta drejtojë atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve që Shqipëria të përfitojë të djera të mira materiale dhe jo vetëm. Angazhimi për të përmbushur këto kushte do të sjellë një përmirësim Standard jetese mirëqenie dhe punësim për shqiptarët. Mora dhe angazhimin e komisioneres për të vazhduar për të ndihmuar shqipërinë ku pa dyshim ajo që do të bëjë ndryshimin është vullneti politik timin të pd dhe të koalicionit tonë, dhe do bëjmë ë mundur që shqiptarët të gëzojnë benefitet e angazhimit në BE. Kërkesat janë shtuar se Rama ka dështuar të plotësojë kushtet minimale”, tha ndër të tjera Basha pas takimit.