Video/ 100 dështimet e Ramës, premtoi 300 mijë vende pune, por largoi mbi 500 mijë shqiptarë jashtë vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vazhduar edhe sot me denoncimet e tij, për 100 dështimet e Edi Ramës.

Basha ka publikuar një video në Instagram me një nga premtimet më të famshme të Ramës, që ka rezultuar një dështim i plotë.

Bëhet fjalë për 300 mijë vendet e punës që premtoi Rama, por që fatkeqësisht rezultoi në emigrimin e më shumë se 500 mijë shqiptarëve jashtë vendit.