Këlliçi: Në Vaqarr edhe për ujin e rubinetit shohin bindjet politike! Banorët kërkojnë një qeveri që t’i përfaqësojë të gjithë!

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim në Vaqarr. Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se, Vaqarri është lënë në harresë nga qeveria, ga legalizimi i tokave bujqësore, dëmtimet nga tërmeti, zaptimet e pronave, mungesa e ujit të pijshëm, e rrugës, e transportit urban!

Postimi i Këlliçit

Nga t’ia nisësh në Vaqarr! Nga legalizimi i tokave bujqësore, dëmtimet nga tërmeti, zaptimet e pronave, mungesa e ujit të pijshëm, e rrugës, e transportit urban!

Një lëmsh i madh. Këtu shtetin veçse për rregullator nuk e njohin. Edhe për ujin e rubinetit ka trajtim të diferencuar. Shohin bindjet politike.

Turp i madh për këdo që e ndan komunitetin më dysh!

Vaqarri është një! Banorët kërkojnë një qeveri që t’i përfaqësojë të gjithë! Pa dallime! Më 25 prill, bashkimi me PD do të sjellë frymëmarrje për vendin. Bashkë fitojmë!

1 75

3 43