Grida Duma: Me mijëra biznese të vogla janë mbyllur! Plani ynë për biznesin e vogël është frymëmarrje!

Biznesi i vogël është burim pune dhe të ardhurash për shumicën e shqiptarëve.

Biznesi i vogël, nuk është aspak “i vogël” në peshën e madhe që mban si punësuesi kryesor dhe zgjidhësi kryesor i shërbimeve dhe jetës së përditshme.

Me mijëra biznese të vogla janë mbyllur!

Ndaj plani ynë për biznesin e vogël është frymëmarrje, 0.5 % e xhiros do jetë taksa për ta, asnjë rëndesë tjetër në taksa lokale.

18% pesha e kontributit të sigurimeve në paga, që do të lehtësojë pagesat e përmuajshme.

Do rrisim konsumin duke çuar paratë në xhepat e shqiptarëve, se shumica falimentojnë se s’ka konsum.

Më 25 Prill Shqipëria Fiton!

2 65

1 76

3 44