Estrada zbriti në Vlorë!

Reagimi i FRPD Vlorë

Grupi estradës me kryepërfaqësuesin e saj u sorollatën në Vlorë, në të gjithë shtrirjen masakruese të betonit që i kanë bërë asaj.

Ky grup, në rënien në një vrimë të propagandës, ecin pa pikë turpi dhe me pafytyrësine më të madhe krenohen me Vlorën, që çdo ditë boshatiset dhe varfërohet.

Qeshin për “sukseset” në Vlorë dhe rrahin gjoksin për Vlorën, ku mijëra të rinj të saj janë larguar këto 8 vite, ku mijëra familje të saj mezi sigurojnë një vakt në ditë, ku mijëra të tjerë kanë humbur shpresën dhe besimin.

Bëjnë qyfyre dhe fërkojnë barkun në kantieret, ku derdhet betoni pa limit, të cilët i kanë inaguruar dhe bërë histori suksesi sa herë zbresin në Vlorë.

Krah për krah me dështakun e bashkisë, dje më i nxirë se kurrë nga frika ndaj shefit të tij, dhe me drejtuesin “Part-Time” të fundjavave, kryepërfaqësuesi i sektit kërkon medoemos ta ribëj Vlorën arenën e sundimit të tij.

E di si ajo që ha dhe si ajo që pi, që Vlora nuk ja fal mjerimin ekonomiko-social që ka prek mijëra e mijëra familje të saj.

Vlora në 25 Prill Fiton bashkë me të gjithë Shqipërine!