Berisha publikon denoncimin e aktivistëve: Lal Plehu, vrasës i pamëshirë i qenve!

Aktivistet kafshedashes denoncojne barabrite e tij, ejzekutimet masive te qenve, maceve nga bashkia e Tiranes me urdher te Lal Plehut.

Lexoni mesazhin e tyre trondites.

Denoj me ashpersine me te madhe masakrimin e kafsheve nga Lal Plehu ne Tirane. Ju bej thirrje shoqatave boterore te mbrojtjes se kafsheve te shpallin Lal Plehun si vrasesin me te zi te kafsheve ne bote!

Foto e JOQ tregon nje nga mijra aktet e vrasjes te qenve ne rruget e Tiranes nga banditet e Lal Plehut. sb

Përshëndetje Dr. Berisha, po ju jap disa fakte se çfarë ka ndodhur qe nga dita kur Kr. I Bashkisë erdhi ne zyre. U mbajt një bashkëbisedim me te gjithë kafshedashesit e Tiranës dhe me mbrapa u be një inventarizim i tyre, ku dilnin 15.000 cope. U be premtimi qe te gjitha këto kafshe do te trajtoheshin dhe do te sterilizoheshin, pasi ishte kthyer një problem madhor për te gjithë sipas kryetarit te bashkisë.

Mbas dy vitesh qentë nuk po sterilizoheshin, por vetëm po zhdukeshin nga habitati i tyre përditë dhe me shume. Ne 2018 u be një investigim nga emisioni stop ku dilnin pamjet e qarta si merreshin dhe si ekzekutoheshin qentë e Tiranës, po ashtu dhe ku groposeshin ne Sharre. Keto janë video dhe sot e kësaj dite ne internet, kjo ka ndodhur ne mënyrë sistematike, ne te gjithë si kafshedashes kemi prova qe qentë ekzekutohen dhe nuk trajtohen nga spitali veterinar i Tiranës. Sot qe flasim nuk kane mbetur me shume se 300 – 400 qen dhe mace ne te gjithë Tiranën, janë vrare ne mënyrë barbare me acid dhe ilaçe te tjera qe nuk janë për eutanazi.

Ne ditët e fundit ka dal me njoftime sikur po ndihmon qytetaret kur humbasin kafshët e tyre, e vetmja gjë qe behet nga bashkia është ekzekutimi. Njoftimi i fundit është merite e dy kafshedasheve te njohura ne komunitetin tone Maria Sotja dhe Tereza Limani, te cilat kane qëndruar me dite për te gjetur personin qe ka qenushin. Këto sjellje vijnë për te zbutur zemërimin e komunitetit te kafshedasheve për interesa qe ai i di me mire se çdo kush tjetër. Nëse kërkoni prova me tepër, mund t’ju dërgoj video dhe foto qe nga 2015 deri ne ditët e fundit. Ju faleminderit dhe jam ne pritje te konfirmimit tuaj.