Kashahu: Basha u prit si Kryeministër në Kroaci dhe Slloveni! 6 muajt e parë do të hapim negociatat

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD, Arben Kashahu gjatë një interviste të dhënë për Fax Neës u shpreh se pas 6 muajsh të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare.

Kashahu tha se, kryetari i PD Basha gjatë këtyre dy ditëve ka zhvilluar takime me kryeministrin slloven dhe atë kroat ku dy çështjet kryesore që janë diskutuar janë prespektiva e zhvillimit të Shqipërisë dhe përshpejtimi i procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian.

“6 muaj pas ardhjes në pushtet ne do të bëjmë të mundur hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare, do të tentojmë më shumë, pra hapjen e negociatave. Padiskutim në 6 muajt e parë të qeverisjes konferenca e parë ndërqeveritare do të jetë e organizuar.

Ditën e djeshme kryetari i PD zhvilloj një takim me kryeminstrin slloven në Slloveni dhe ditën e sotme zhvilloj një takim me kryeministrin kroat në Kroaci. Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar dy çështje me rëndësi themelore.

Çështja e parë është prespektiva e zhvillimit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe çështja e dytë është përshpejtimi i procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian një proces që ka ngecur prej tetë vitesh dhe gjatë këtyre tetë viteve qeverisje nuk ka ofruar asnjë hap përpara drejt këtij procesi“, u shpreh Kashahu.

2 60