Ballina Politikë U gjobit me 5 milion lekë/ Spaho: I them Ramës dhe Peleshit...

U gjobit me 5 milion lekë/ Spaho: I them Ramës dhe Peleshit se asnjë manovër dhe makinacion nuk më frikëson mua e qytetarët

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka dalë në një reagim publik në lidhje me gjobën e vendosur ditën e sotme nga Policia e Shtetit, në vlerën 5 milion lekë, për shkelje të aktit normativ.

Reagimi i Spahos

Sot nga mediat u informova për gjobën që më ka vënë policia e Devollit, për organizim tubimi në kundërshtim me aktin normativ, për mbrojtjen nga Covid 19.

Partia Demokratike dhe unë në të gjitha aktivitetet, kemi në radhë të parë në qendër të vëmendjes, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskës.

Me një akt të paprecedent, në shkelje flagrante të aktit normativ, pa më kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata të paqena dhe pa më dhënë procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, më ndëshkuan me gjobë mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe, sipas urdhërave që marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion, nuk më frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në Qarkun e Korçës në 25 prill.

I kërkoj drejtorit të Policisë Ferdinant Mara, të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike, që më ka vënë ngado ku shkoj.

Ai do të mbajë përgjegjësi të rëndë për çdo provokacion dhe incident, që do të krijojë me PD.

Edi Rama është e shkuara e këtij vendi, qytetarët shqiptarë kërkojne ndryshim.

Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Exit mobile version