Ballina Aktualitet Jemi në diktaturë! Policia procedon penalisht dy vajzat pse thanë se, babai...

Jemi në diktaturë! Policia procedon penalisht dy vajzat pse thanë se, babai i tyre vdiq në spital pa iu dhënë asnjë ndihmë

Policia e Tiranës njofton se, ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, i cili humbi jetën në Spitalin Infektiv, ku nuk iu dha asnjë ndihmë mjekësore. Dy vajzat denoncuan se babai i tyre ishte lënë në një karrige në korridorin e spitalit pa iu afruar asnjë ndihmë nga mjekët dhe si pasojë ai humbi jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy vajzat kanë përhapur informacione të rreme, në një kohë kur për ngjarjen nuk është bërë asnjë ekspertizë mjekësore apo ligjore, dhe nuk ka dhënë një verdikt as prokuroria.

Njësoj si të ishte prokurori, policia nuk e ka vendosur as me dyshime faktin që dy motrat Lalo kanë dhënë informacione të rreme për mjeken Migena Qato, por e kanë bërë fakt këtë të fundit. Në njoftimin e policisë thuhet se po vijojnë hetimet për rastin dhe materialet do t’i kalojnë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version