Tjetër denocim për spitalet Covid: E sollën nga Tirana dhe e kanë lënë pa aparatura, me vdekë!

Një tjetër denoncim për gjendjen skandaloze në spitalet e Covid. Një qytetar nga Shkodra, Lekë Staka ka shtruar xhaxhain në pavionin Covid në Shkodër. Ai shprehet se, pas katër ditësh i shtruar në Tiranë, e kanë sjellë në Shkodër, ndërsa më pas e kanë lënë pa aparatura. Staka thotë se tashmë i kanë thënë se do e shtrojnë në reanimacion, ndërkohë që më herët infermierja i ka marrë aparaturën duke i thënë se ishte stabilizuar.

“E sollën nga Tirana dhe e kanë lënë pa aparatura, me vdekë. Është me Covid, tani thonë poe  çojmë në reanimacion. Pse po e çojnë në reanimacion? E kanë lënë pa aparatura me vdekë. Ma mirë e nxjerrë jashtë. Nuk i kanë vënë aparatura, është 75 vjeç. Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu.

Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën. Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion. Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. Infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën”, thotë ai për mediat.