Temperatuat -12 gradë! Korça paralizohet nga ngricat dhe i ftohti

Korça është paralizuar nga temperatuat e ulëta në  -12 gradë dhe ngricat. Bëhet e ditur se ngricat janë prezente në të gjithë rrugët e qytetit.

ABC bën të ditur se, për shkak të pranisë së ngricave në rrugë nuk kanë munguar edhe qytetarët të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëzimi në akull.

Ndërkohë mësohet se akset nacionale kryesore janë të gjitha të kalueshme, po ashtu dhe rrugët për në Dardhë dhe Voskopojë janë të lëvizshme pa problem.

Ndërsa zonat malore janë  ato që vijojnë të kenë më shumë probleme për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora dhe ngricat.