Shqipëria, spitali më i madh i globit!

Nga Sali BERISHA

Miq, Shqiperia ne te kater anet e saj lengon si kurre me pare ne historine e saj.

Keqmenaxhimi ekstrem i pandemise bazuar ne vjedhjet, mashtrimin dhe manipulimin nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit kane bere qe Shqiperia sot te jete per numrin e te semurve, qe lengojne me covid-19 ne shtepite e tyre ne proporcion me popullaten, spitali me i madhe i globit.

Ne Shqiperi sot nga Vermoshi ne Konispol dergjen ne shtepite e tyre me covid-19 dhjetra mijra te semure, qindra por dhe mijra prej tyre ndahen nga jeta pa asnje ndihme mjeksore.

Kjo sepse Shqiperia ndonese vendi me numrin ditor te te infektuarve me te larte ne bote pas Malit te Zi, me urdher te Xhahili te Surrelit ka numrin me qesharak dhe me te ulet ne bote te shtreterve covid dhe po me urdher kriminal te tij ajo ka numrin me te ulet ne bote te shtrimeve ne spital. Keshtu Shqiperia me 7739 raste javore ka shtruar gjithsej me pak se 100 raste ne 7 dite.

Ne Shqiperi numri i te shtruarve ne dite ne spitale mbahet i fshehte nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit por nga data 8 gjer ne daten 14 shkurt me gjithe 7739 raste te reja ne Shqiperi numri i te shtruarve ne spitalet covid u rrit nga 499 te shtruar qe ishin me dt 8 shkurt ne 531 te shtruar pra u rrit me 34 te shtruar me shume ne 4 spitalet covid me dt 14 shkurt.

Kurse Franca me 82 mije raste javore ka shtruar ne spitale javen e fundit 10037 raste. Krahsimi deshmon dallim dramatik.

Ne keto te dhena deshmi e keqmenaxhimit ekstrem te pandemise qendron:

1-Shkaku themelor i 6049 vdekjeve te teperta ne Shqiperi gjate vitit 2020 me te cilat Shqiperia renditet e para ne bote pas Meksikes dhe Peruse.

Po ne keqmenaxhimin ekstrem te pandemise nga Xhahili i Surrelit, ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit qendron:

2-shkaku i numrit ditor te rasteve me covid 19 me i larte ne bote ne Shqiperi pas Malit te Zi, megjithse Shqiperia ka nder testimet me te ulta ne bote.

Keto te dhena deshmojne gjithashtu

1-keqmenaxhimin ekstrem kriminal te pandemise nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konflikti te interesit e deshmon mbajtja e numrit qesharak me te ulet ne bote te shtreterve per trajtimin e te semurve me covid-19

2-rrezikun e madh qe perben per jeten e mijra e mijra te semureve mos shtrimi i tyre ne spital

3-rrezikun e jashtezakonshem qe perben per shqiptaret perhapja e lire e covid 19 nga qendrimet kriminale te papergjegjshme te Xhahilit te Surrelit ne menaxhimin e Pandemise se covid19 te bazuara ne vjedhjet, mashtrimet dhe manipulime.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keqmenaxhimin ekstrem te pandemise ne vendin tone, kerkoj

1-shkrirjen e menjehershme te kupoles se konfliktit te interesit qe perdor menaxhimin e pandemise ne funksion te suksesit imagjinar te Xhahilit te Surrelit dhe krijimin me urgjence te,

2- Komitetit Kombetar per menaxhimin e pandemise se covid 19 te kryesuar nga presidenti i republikes.

3-Krijimin e Komitetit te Eksperteve me specialiste te shquar, vendas dhe te huaj jashte çdo konflikti te interesit qe do keshilloj Komitetin Kombetar.

4-Kerkesen nga Avokati i Popullit te nje hetimi nderkombetar per pergjegjesit e keqmenaxhimit ekstrem te pandemise covid-19 ne Shqiperi. sb