Nxiren nga lumi dy elektriçistët që humbën jetën sot në Gjirokastër

Janë nxjerrë nga lumi dy elektricistët që humbën jetën nga një aksident automobilistik në fshatin “Asim Zenelaj”, Gjirokastër.

Selfo Kalla dhe Ismet Karaj po udhëtonin në orët e para të mëngjesit me një makinë të OSHEE, kur ranë nga ura e fshatit dhe përfunduan në rrjedhën e fortë të lumit Drino.

Elektriçistët ishin nisur për të rregulluar një defekt në linjat e tensionit të zonës. Besohet se shkak i aksidentit tragjik kanë qënë ngricat në rrugë dhe pakujdesia.

Policia ndodhet ende në vendngjarje, sakaq mësohet se trupat e pajetë janë nxjerrë nga lumi.