Ballina Aktualitet Basha: Rama kërkon sërish pushtetin për të njëjtat premtime! Më 25 prill...

Basha: Rama kërkon sërish pushtetin për të njëjtat premtime! Më 25 prill Rama humb, fiton Shqipëria!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot ndaj Ramës duke i kujtuar se, në vitin 2013 erdhi në pushtet me premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, ulje të kostos së jetesës, dhe futjen e Shqipërisë në BE. Basha shkruan në një postim në Facebook se, Rama nuk ka realizuar asnjë prej këtyre premtimeve dhe kërkon sërish pushtet për të njëjtat premtime.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Rama në vitin 2013: Ju premtoj shëndetësi falas për të gjithë, 300 000 vende pune, kosto më të ulëta jetese dhe futjen e Shqipërisë në BE.

Rama dje, pasi nuk ka përmbushur as edhe një prej premtimeve të tij për 8 vjet: Dua të zgjidhem sërish që të mbaj premtimet

Shqipëria më 25 prill: Rama humb, fiton Shqipëria dhe qeveria, më në fund, fillon të punojë për qytetarët!

Exit mobile version