Ndahet nga jeta papritur kreu i PD të Sarandës

Kryetari i Degës së PD të Sarandës, Hariz Mema ka humbur jetën krejt papritur. Ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur gjatë natës. Sipas bluzave të bardha vdekja erdhi nga një infarkt akut.

Mema është çua në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë.

Hariz Mema drejtonte Partinë Demokratike të Sarandës prej 8 vitesh. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak të Sarandës.

Hariz Mema ishte njëherësh edhe biznesmen. Kishte një biznes disa vjeçar mobilerie në Sarandë.

Në Sarandë njihet si person i drejtë dhe i respektuar nga të gjithë.

22 2