Këlliçi nga Astiri: 1 km rrugë 24 milionë euro! Edi Rama dhe Erion Veliaj janë duke firmosur vjedhjet e radhës

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në zonën e Astirit ku i është rikthyer skandalit korruptiv me projektin e Unazës së Re. Këlliçi u shpreh se, kjo është e papranueshme që 1 km rrugë të kushtojë 24 milionë euro!

“Ekipi i Grupseksionit 2 të PD, në zonën e Astirit qëndroi i pandarë me banorët në vijën e parë të protestave kundër abuzimeve me projektin e Unazës së Re. Kjo nuk është papërgjegjshmëri! Kjo është vjedhje! Edi Rama dhe Erion Veliaj janë autorët. Ata nuk kanë ikur në drejtim të paditur. Janë në qendër të Tiranës duke firmosur vjedhjet e radhës”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Kemi shkelur çdo rrugë e rrugicë. Njohim çdo pëllëmbë tokë dhe të gjitha problematikat. Çka nuk pasqyrohet në ekranet televizive, gjendet në terren. Banorët janë dëftuesit më të mirë të realitetit. E vërteta qëndron me ta.

Ekipi i Grupseksionit 2 të PD, në zonën e Astirit qëndroi i pandarë me banorët në vijën e parë të protestave kundër abuzimeve me projektin e Unazës së Re.

E papranueshme që 1 km rrugë të kushtojë 24 milionë euro! Kjo nuk është papërgjegjshmëri! Kjo është vjedhje! Edi Rama dhe Erion Veliaj janë autorët. Ata nuk kanë ikur në drejtim të paditur. Janë në qendër të Tiranës duke firmosur vjedhjet e radhës.

Ne do t’i largojmë me votë për t’ua kthyer Tiranën banorëve të saj! Më 25 prill të bëhemi bashkë për të shpëtuar Tiranën nga plaçkitja dhe Ndragheta!

1 64