Foto/ Rama pritet me revoltë në Shkodër, qindra forca të ushtrisë, policisë dhe Gardës rrethojnë kryeministrin

Kryeministri Edi Rama është pritur me revoltë sot në Shkodër. Rama ka mbërritur në qytetin verior rreth orës 10:00 ndërsa në të dyja anët e rrugës hyrëse të qytetit ka pasur protestues, banorë të zonave të përmbytura.

Banorët kanë qenë të shpërndarë dhe kanë hedhur parrulla kundër Ramës dhe qeverisë së tij ndërsa ai ka qënë i rrethuar nga qindra forca të ushtrisë, policisë dhe Gardës. Një pjesë tjetër e forcave të shtuara të policisë, janë vendosur në dy anët e rrugës duke mos lejuar asnjë qytetar t’i afrohet Ramës.

Banorët e Nënshkodrës ishin më të prekurit nga përmbytjet prej 41 ditësh. Rama do të jetë sot në Shkodër për nisjen e vaksinimit ndaj Covid-19.

2 52

1 62

3 33

5 6