E dhimbshme kjo gjendje tek shtëpia e Naim Nexhës! Bardhi: Me 25 prill, fitojnë njerëzit, fitojnë të lënët pas dore si Naimi!

Nga Gazment BARDHI

Braktisjen nga qeveria, dhe ngecjen në vend numëro e gjen ngado! Po e dhimbshme kjo gjendje shfaqet tek shtëpia e Naim Nexhës, në lagjen 5 maji në Elbasan. Dy femijë i ka jashtë, ka vetëm djalin e vogël këtu, të shumtën e kohës pa punë. Vetë merr asistencë 56 mijë lekë të vjetra në muaj, ku më shumë se gjysma ikin për të paguar dritat. Punon ndonjëherë gruaja, Alija, disa orë në ditë, i shërben një të moshuare, dhe arrin të sigurojë 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Pamjet flasin vetë.

Naimi dhe familja e tij kanë nevojë për kushte normale, jetë normale, duan të dalin nga varfëria. PD ka një program të mirëmenduar, për dyfishim të ndihmës ekonomike, për uljen e çmimit të dritave, dhe për krijimin e vendeve të punës.

Me 25 prill, fitojnë njerëzit, fitojnë të lënët pas dore si Naimi, fiton Shqipëria dhe humb Edi Rama!
#ShqipëriaFiton 🇦🇱✌️

2 55

1 65

4 14