Berisha publikon videon: Edvini urrejtja vendos Shkodrën në shtetrrethim!

Miq, qindra e qindra narkopolice, narkogardiste, forca speciale jane dyndur mbreme ne qytetin e Shkodres. Ky shtetrrethim eshte vendosur sepse sot shkon atje Edvin Kristaq Zografi, armiku i Veriut te vendit dhe Shkodres qe a la ate prej 41 ditesh te permbytur ne mijra e mijra hektar toke, banesa e prodhime bujqesore dhe nuk shpalli ne nje akt kriminal urrejtje gjendjen e jashtezakonshme vetem e vetem qe te mos shpenzonte nje qindarke ne ndihme te tyre.

Shkodra dhe Veriu i Vendit kontribojne ne ekonomine e Shqiperise me energjine qe prodhojne, mineralet dhe pasurite e tjera miliarda euro ne vit e megjithe kete Edvin Kristaq Urrejtja nuk ka investuar ne 8 vite asnje qindarke ne mbrojtjen e saj nga permbytjet dhe ne teresi ne veriun e Shqiperise ne 8 vite ka investuar me pak se 2/3 e investimit dhe vjedhjeve ne rrasat e gurit te Sheshit Skenderbej.

Perveç ketyre, ky armik e eger i Shkodres dhe Veriut te vendit ne nje qendrim rracist antikombetar ka spastruar dhe larguar per shkak te origjines nga funksione drejtuese te gjitha ata qe ishin me origjine nga Kamza e siper.

Te dashur miq, si kurre ndonjehere me pare qe nga qeveria e Lidhjes se Prizernit deri sot ne institucionet Shqiperise nuk ka asnje minister, zevendes minister, drejtues institucioni qendror apo keshilltar dhe kjo vetem e vetem se Edvin Zografi bis si antishqiptar urren per vdekje Veriun e Vendit.

Denoj me ashpersine me te madhe vendosjen e shtetrrethimit ne Shkoder, mos shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore dhe kerkoj largimin e menjehershem te forcave te narkoshtetit nga qyteti. sb