Berisha publikon videon e Jul Dedës nga Air Albania: Stadiumi bosh, nuk po kryhet asnjë vaksinim

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon që aktori i njohur, Jul Deda ka bërë sot në stadiumin Air Albania. Ai shprehet se sot nuk është bërë asnjë vaksinim.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Jul Deda nga Air Albania.

Nje kronike per vaksinimin farse apo me pikatore.

Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe:

1- nisi vaksinimin me vaksina skarco

2- gjate 35 diteve ka vaksinuar me dy doza vetem 640 persona

3- deri sot ne Shqiperi nga 50000 doza te premtuara nga Edvin Genjeshtra kane ardhur gjithsej 9000 doza, te cilat pavaresisht nga zhurma mjaftojne per vaksinimin vetem te 1/3-es te personelit mjeksor.

Ndiqni videon e kronikes te Jul Dedes sot direkt nga stadiumi Air Albania. sb