Armin Laschet, CDU dhe fushata elektorale që po vjen

Një intervistë me Jon Worth

Çfarë impakti do të ketë lidershipi i ri i CDU në garën për Kancelarinë dhe në fushatën elektorale që po vjen? Për këtë kemi folur me gazetarin dhe politologun Jon Worth.

Zgjedhja e Armin Lasschet në krye të CDU përfaqëson një etapë themelore në rrugëtimin e afrimit me Bundestagswahl, zgjedhjet politike që do të mbahen në shtator. Për të pasur një panoramë më të qartë të situatës dhe të kuptojmë se çfarë duhet mbajtur parasysh muajve në vazhdim kemi intervistuar Jon Worth, gazetar dhe ekspert i politikës gjermane dhe europiane. Jon Worth është edhe Visiting Professor në Departmentin e European Political and Governance Studies e Kolegjit Europian të Bruges.

Armin Laschet është zgjedhur Vorsitzender i ri i CDU. Ai ishte kandidati i weiter so (përpara kështu), ai që përfaqëson vijueshmërinë me merkelizmin në praktikisht të gjitha aspektet. Është e arësyeshme të hipotezohet se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në zhvillim të CDU, por kjo mund të bëhet një problem serioz për sa i përket pakicës anti-Merkel, për momentin e drejtuar nga Friedrich Merz. Luftërat e brendshme kanë mbetur realtivisht të papërmendura gjatë mbretërimit të Kanzlerin, por janë shfaqur me vrull të madh sapo Annegret Kramp-Karrenbauer ka marrë frenat në dorë. A mendoni se Laschet do të arrijë ta mbajë partinë të bashkuar pas vetes apo linjat e frakturës do të thellohen edhe më shumë?
Për momentin nuk e dimë. Fitorja e ngushtë e Laschet dhe reagimi i Merz – që sillet sikur ta ketë ende të drejtën për të thënë fjalën e tij lidhur me të ardhmen e CDU – demonstrojnë se lufta është ende larg së qëni e përfunduar. Nga këndvështrimi im dy aspekte do të jenë vendimtarë: Do të arrijë CDU e drejtuar nga Laschet të ruajë nivelet e popullaritetit që partia ka akumuluar në muajt e kaluar? Dhe tani që është e qartë se Merz nuk do të jetë as lideri i CDU, as kandidati për Kancelar, korrenti më konservator i partisë do të grumbullohet rreth tij apo nga ky fraksion do të shfaqet ndokush tjetër?
Është e rëndësishme të nënvizohet edhe se në lojë janë faktorë sa politikë, aq edhe personalë. Si politikanë, si Laschet, ashtu edhe Merz kanë difekte – Laschet do të jetë edhe kanndidati i vijueshmërisë me Merkel, por nuk e ka talentin e Kancelares. Merz ka dalë i dyti për pak vota, por do të kishte mundur të dilte shumë më mirë – diskutimi shumë i keq dhe qëndrimi i tij i pështirë kanë kontribuar në këtë humbje të paktën sa pozicionimi ideologjik i tij.

Kemi një lidership të ri për CDU, por një problem tjetër po futet tani në fazën vendimtare: K-Frage, pyetja se kush do të jetë Kanzlerkandidat (kandidati për Kancelar) për Union. Para kongresit emrat më të lakuar qenë ai i Markus Söder, Ministerpräsident i Bavarisë dhe lider i CSU, dhe i Jens Spahn, Ministrit të Shëndetësisë. Si ndryshon panorama me zgjedhjen e Laschet?
Vorsitzender i CDU është në pole position për t’u bërë kandidat, por nuk është e mirëqenë, duke parë se CDU dhe partia simotër e saj bavareze, CSU, mbështesin një kandidat të përbashkët. Në vitin 1980 (me Franz Josef Strauß) dhe në 2002 (me Edmund Stoiber) nominimi i ka takuar një eksponenti të CSU, jo të CDU. Kandidati do të udhëheqë fushatën elektorale e të dy partive, që thuajse me siguri do të përfaqësojnë grupin më të madh të Bundestag pas votës së 26 shtatorit: kush do të zgjidhet ka edhe probabilitetin më të madh që të jenë edhe Kancelari i ardhshëm.
Pyetja qëndrore është: sa sukses mund të ketë Laschet si lider i CDU? Nuk është shumë i njohur jashtë landit të tij të origjinës, Renanisë Veriore – Vestfalisë dhe, nëse është bërë kohët e fundit, kjo i detyrohet sidomos menaxhimit të dobët të pandemisë nga ana e tij. Me fjalë të tjera, nëse Laschet do të rezultojë një pikë e dobët për Union, atëhere zgjedhja mund të bjerë mbi dikë tjetër.
Kreu i CSU do të ishte alternativa më probabël për kandidaturën. Söder është një politikan më i naviguar dhe autoritar se Laschet dhe është edhe më i njohur në nivel kombëtar. Ama CDU nuk është asnjëherë shumë e qetë kur bëhet fjalë për të garuar për Kancelarinë me një kandidat të CSU, duke qenë se të dyja herët që e ka bërë, ka humbur.
Është folur për Jens Spahn, Ministrin e Shëndetësisë, si një alternativë ndaj Söder, por nuk e shoh sesi mund të jetë vërtet një e tillë. Spahn ka mbështetur Laschet në kongres, kështu që mund të futet si kandidat për Kancelar vetëm nëse gjërat për Laschet do të shkonin shumë keq dhe Söder do të refuzonte të bënte përpara. Ska të ngjarë.

Zgjedhja e Laschet konfirmon se konkurrenca kryesore për zgjedhjet e ardhshme do të jetë ajo për qëndrën, siç edhe është treguar nga vetë lideri i sapozgjedhur i CDU në diskutimin e tij në kongres. Cila parti do të jetë sfiduesja kryesore e konservatorëve? Grünen, tashmë gati të qeverisin dhe vijnë nga sukseset e zgjedhjeve në Bavar e në Essen të 2018 dhe në Europianet e 2019, apo SPD e drejtuar nga Scholz?
Emërimi i Laschet mund të jetë akoma më i keq për SPD sesa mund të rezultojë për CDU! Zgjedhja e socialdemokratëve për të kandiduar Olaf Scholz, Ministrin aktual të Financave, do të kishte qenë e përkryer në rast se në drejtimin e CDU të kishte përfunduar Merz, pasi Scholz do të kishte pasur më të lehtë të tërhiqte votuesit e qendrës që më parë mbështesnin Merkel, por që do ta konsideronin Merz një zgjedhje shumë të guximshme. Kurse tani, me Laschet në krye, këta votues ka mundësi që t’i qëndrojnë besnikë CDU.
Deri më tani të Gjelbërit janë më mirë të pozicionuar për të dalë të dytët në zgjedhje. Partia vazhdon të qëndrojë midis 15% dhe 20% në sondazhe dhe po tërheq shumë ish votues SPD tashmë të bindur se socialdemokratët e kanë humbur identitetin e tyre. Lidershipi i të Gjelbërve po lëviz shumë mirë dhe partia do të ishte e gatshme të futej në një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve, ka shumë të ngjarë me Union.
Aleatët tradicionalë të CDU, liberalët e FDP, kanë pasur shumë vështirësi gjatë viteve të fundit dhe nuk duken afër përmbysjes së tendencës. Edhe populistët e AfD kanë pësuar një goditje të rëndë gjatë pandemisë, por ka mundësi që do të arrijnë të marrin midis 8% dhe 10% të votave.

Laschet do t’i duhet të përballojë sfida të vështira në tri fronte. Brenda do t’i duhet të gjejë mënyrën që të bëjë traktativa me pakicën e partisë, që rezultati i siguruar nga Merz në kongresin ka zbuluar se është më e madhe se parashikimi. Më pas do t’i duhet të drejtojë fushatën elektorale, që do të fillojë shumë shpejt me zgjedhjet në Renani-Palatinat dhe në Baden-Württemberg, më 14 mars. Së fundi, do t’i duhet të vazhdojë të administrojë landin e tij, Nordrin-Vestfalinë, nga momenti që nuk ka kurrfarë mendimi për të dhënë dorëheqje. Shumë për një njeri të vetëm?
Nëse ka një pikë force që Laschet ka si politikan është besimi tek bashkëpunëtorët e tij dhe aftësia për të ndërtuar një ekip të mirë. Është parë gjatë kongresit që e ka zgjedhur – strategjia dhe qasja e tij kanë qenë më të mirat, një sinjal i qartë i faktit se ka prapa krahëve këshlltarë të mirë. Rreziku i vetëm i vërtetë që shoh për të si Ministerpräsident i Nordrin-Vestfalisë do të ishte një keqësim eventual i pandemisë, që mund ta bëjë shtypin që ka akuzojë se e ka anashkaluar çështjen.
Paraqitja e CDU në zgjedhjet në Baden-Württemberg dhe në Renani-Palatinat është pika themelore në të ardhmen e afërt. Nga çfarë tregojnë sondazhet e fundit, nuk ka shpresa të mëdha fitoreje në Baden-Württemberg, ndërsa në Renani-Palatinat duket se po. Sikur në këtë land CDU të dilte humbëse do të bëhej fjalë për një humbje të shëmtuar për Laschet. Por sikur CDU të shkonte përtej pritshmërisë dhe të fitonte edhe në Baden-Württemberg, për të do të ishte një fillim i shkëlqyer, pozicioni i tij do të dilte edhe më i konsoliduar.
Këto dy zgjedhje janë edhe shumë të rëndësishme për sa i përket aftësisë së Laschet pë rtë menaxhuar korrentin më konservator që është grumbulluar rreth Merz. Në rast suksesi, opozita ndaj lidershipit të Laschet do të fillonte të shpërbëhej. Por nëse partia do të fillonte të humbiste konsensus, pakënaqësia e kritikëve do të rritej.
Por nëse shikojmë tek numrat, argumenti sipas të cilit një kandidat më në të djathtë të centristit Laschet do të kishte më shumë shanse nuk qëndron, nuk ka pastaj edhe kaq shumë vota për t’u fituar në të djathtë të CDU. Mbështetja ndaj AfD vjen sidomos nga kush që më parë abstenonte dhe ka shumë të ngjarë që këto vota tani mund t’i shkojnë CDU. Bindja e Merz se mund të bëjë më mirë se Laschet ka të bëjë më shumë me vetëvlerësimin e tij të madh sesa me një analizë objektive të lëvizjeve elektorale.

Çfarë efekti do të ketë ndaj fushatës elektorale zgjedhja e Laschet? Sipas jush, çfarë temash do të kërkojë të vendosë në qendër të debatit lideri i ri i CDU? Dhe si do të reagonin partitë e reja ndaj zgjedhjes së tij, sidomos në termaa strategjie?
Sinqerisht nuk e dimë. Fushata për primaret e Laschet nuk na ka thënë kurrfarë qartësie lidhur me atë se çfarë ka në mendje në rast se do të bëhej kancelar. Ajo e tij ka qenë një fushatë e ndërtuar mbi maturinë dhe moderimin, e bërë apostafat për të fituar besimin e njerëzve. Bashkë me Spahn ka botuar një plan 10 pikësh për të ardhmen, por secila pikë ka qenë aq e vagullt sa që ka qenë thuajse e pamundur të krijohej një ide më e qartë.
Ama dimë se Laschet ka më pak dyshime lidhur me gazsjellësin NordStream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë respektivisht kundërshtarëve të tij dhe se, sipas mendimit të tij, braktisja e lëndëve djegëse me bazë fosile dhe e qymyrit kërkon më shumë kohë dhe analizë. Babai i tij punonte në një minierë dhe vetë ai jeton akoma në Aquisgrana, në një zonë të pasur me qymyr. Me siguri që të Gjelbërit do ta kapin rastin për t’i distancuar qartë në këtë aspekt, duke e akuzuar CDU se e mbështet vetëm me fjalë tranzicionin energjitik drejt burimeve të mbështetshme.

Një parti tjetër që mund të përfitojë deridiku nga zgjedhja e Laschet është ajo Liberale. FDP, tradicionalisht parti e biznesmenëve, ka parë shumë prej votuesve të saj që të spostohen drejt CDU vitet e fundit, por tani mund të tërheqë disa mbështetës të Merz, të zhgënjyer nga rezultatet e kongresit. Është thuajse e sigurtë se grupi parlamentar i Union do të jetë më i madhi në Bundestag e ardhshëm, por për çfarë përqindje votash në zgjedhje do të mund të flitej vërtet për sukses? Mbi 40% do të ishte një triumf i jashtëzakonshëm, i paprecedent kohët e fundit. Përkundrazi, zbritja nën 30% do të ishte katastrofë. Një numër rreth 35% është ai që mund të pritej në mënyrë të arësyeshme.
(nga Kater)

Përgatiti
ARMIN TIRANA