Ballina Kulturë Ruajtja e lidershipit amerikan: rilançimi i diplomacisë

Ruajtja e lidershipit amerikan: rilançimi i diplomacisë

Me 4 shkurt, gjatë vizitës në Departamentin e Shtetit, Joe Biden ka mbajtur diskutimin e tij për politikën e jashtme si president, në të cilin ka ravijëzuar tiparet kryesore e qasjes që dë të ketë administrata e re: aleanca, diplomaci dhe demokraci, këto konceptet kyç që të mund të ruhet e të rivendoset lidershipi amerikan. Pavarësisht se thëniet e tij kanë evidentuar një ndryshim të pastër në tone krahasuar me Trump, presidenti i sapozgjedhur nuk duket se dëshiron ta braktisë krejtësisht vizionin e paraardhësit të tij, sidomos lidhur me një dosje kyçe si ajo kineze.

Aleanca, diplomaci dhe demokraci si shtylla kryesore të politikës së jashtme
“Amerika është rikthyer. Diplomacia është kthyer në qendër të politikës tonë të jashtme”: është ky mesazhi që Biden i ka dërguar botës, duke nënvizuar – siç edhe e ka bërë shumë herë – rëndësinë e rivendosjes së aleancave dhe të multilateralizmit, edhe me konkurrentët e saj kur është nevoja. Si për të provuar vullnetin e një multilateralizmi të rinovuar, javët e fundit 78 vjeçari demokrat ka pasur kontakte me disa çrej aleatëve më të afërt të Uashingtonit – midis të cilëve Australia, Kanadaja, Koreja e Jugut, Franca, Gjermania, Japonia, Meksika, NATO dhe Mbretëria e Bahskuar – me qëllim rindërtimin e forcës së aleancave demokratike, që sipas Biden në vitet e fundit janë atrofizuar dhe kanë humbur rëndësi. Rikthimi në OBSH dhe në Marrëveshjen e Parisit për Klimën i janë një sinjal tjetër i rëndësishëm. Gjithsesi, nuk është rastësi që vizita e parë e presidentit të sapozgjedhur ka ndodhur pikërisht në Departamentin e Shtetit dhe domethënia është e qartë: të rivendosë diplomacinë në qendër të aksionit të administratës, e dobësuar rëndshëm nga Trump, i cili e kishte quajtur Departamentin në fjalë si “the Deep State Department” dhe që – tani më shumë se kurrë – ka nevojë që të ankorohet pas atyre që janë quajtur “vlerat demokratike më të dashura për Amerikën”.
“Do të impenjohemi sërish me botën, jo për të përballuar sfidat e djeshme, por atë të sotme dhe të nesërme”. Shfaqet kështu fakti sesi aleatët janë themelorë në forcimin e sigurisë amerikane dhe për të përballuar kërcënime globale si ndryshimet klimaterike, pandemitë dhe proliferimi bërthamor. Sipas Biden, Shtetet e Bashkuara nuk investojnë në diplomaci vetëm se “është gjëja e duhur për t’u bërë”, por edhe pse “është në interesin tonë të qartë”. Në këtë kuptim, duket mjaft qartë sesi edhe një herë akoma America First është në qendër të politikave të Uashingtonit. Në të vërtetë duhet kujtuar se pavarësisht që qasjet strategjike të administratës Obama dhe asaj të administratës Trump mund të duken në kundërvënie të plotë, America First është një element vazhdueshmërie midis dy presidencave: të rilançojë superioritetin amerikan nëpërmjet një riekuilibri midis impenjimeve dhe resurseve. Ka të ngjarë që edhe Biden do të ndjekë paraardhësit e tij në këtë drejtim.

Demokracia kundër avancimit të autoritarizmave
Në se në Inaugural Address tema e demokracisë është dukur si një çështje pastërtisht e brendshme, në këtë rast ëështë trajtuar në prizmin ndërkombëtar. Kjo do të dukej një element ndryshimi të veçantë respektivisht administratave Obama dhe Trump që nuk e konsideronin promovimin e demokracisë si nyjen strategjike e qasjes së tyre. Kurse fjalët e Biden duket se e rivendosin në qendër të veprimit të tyre – siç ka bërë Clinton fillimisht dhe Bush Jr. më pas – temën e promovimit të demokracisë. Lidhur me këtë, presidenti i sapoygjedhur ka kujtuar sesa demokracia është themelore për ta rigjallëruar lidershipin amerikan në botë, ama një lidership që i duhet të përballojë “një element të ri autoritarizmi që përparon” midis të cilit ngjitja e Kinës dhe vendosmëria e Rusisë “për ta dëmtuar dhe shkatërruar demokracinë tonë”.
Biden nuk ka dyshime: Kina është sfidanti numër një. Kjo konfirmon jo vetëm çka ka theksuar Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë seancës dëgjimore në Senat – domethënë të konkurrohet me Pekinin nga një pozicion force – por edhe qasja më e ashpër e adoptuar nga Trump: administrata Biden do të impenjohet që të përballojë drejtpërsëdrejti sfidat e paraqitura ndaj begatisë dhe sigurisë amerikane, por edhe vlerave demokratike të saj, duke e kundërshtuar “veprimin agresiv e detyrues të saj” dhe duke e zmbrapsur sulmin e saj “ndaj të drejtave të njeriut, pronësisë intelektuale dhe qeverisjes globale”. Megjithatë, është shprehur i gatshëm që të punojë me Pekinin “kur është në interesin e Amerikës që ta bëjë”: lidhur me dosjen kineze kjo është distanca më domethënëse me paraardhësin e tij, i cili ka vepruar gjithmonë jashtë një kornize multilaterale dhe që presidenti i ri do të impenjohet, siç e ka thënë tashmë, që ta forcojë, jo vetëm duke bahskëpunuar me Kinën, por edhe duke i përfshirë aleatët rajonalë të tij për ta kundërshtuar.
Kurse për sa i përket Rusisë Biden nuk duket se dëshiron tël ndjekë gjurmët e Obama nëpërmjet një russian reset, duk u bërë presidenti i dytë amerikan në periudhën e pasLuftës së Ftohtë – pas Trump – që nuk zbaton një politikë afrimi me Moskën. Në këtë aspekt, 78 vjeçari demokrat ka pohuar se e ka sqaruar “në mënyrë shumë të ndryshme nga paraardhësi im” se ditët kur Shtetet e Bashkuara dorëzohen përpara agresivitetit rus “kan mbaruar”, duke ju referuar veç të tjerave ndërhyrjeve në zgjedhje dhe sulmeve informatike – të kihet parasysh këtu rasti SolarWinds për të cilin është hapur një hetim. Por edhe në rastin rus elementi i multilateralizmit dhe i diplomacisë duket vendimtar si për të kundërshtuar, ashtu edhe për të biseduar. Në fakt Biden citon rezultatin e shtyrjes edhe për 5 vite të tjera të New START (që do të skadonte me 5 shkurt), traktati i vetëm në fushën e e kontrollit të armatimeve ende në fuqi. Veç kësaj, presidenti ka shprehur preokupimet e tij dhe të komunitetit ndërkombëtar lidhur me burgosjen e Navalny – që “duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte” – dhe tentativat ruse për të “shtypur lirinë e shprehjes dhe të mbledhjes paqësore”.
Kurse lidhur me grushtin e shtetit në Mianmar, presidenti ka thënë se është në kontakt me aleatët dhe partnerët e tij për të mbështetur rivendosjen e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, duke mos e përjashtuar vendosjen e sanksioneve ndaj përgjegjësve. U ka kërkuar edhe ushtarakëve që të heqin dorë nga pushteti i siguruar me forcë dhe të lirojnë aktivistët e funksionarët e arrestuar ditët e fundit

Influenca e politikës së brendshme ndaj politikës së jashtme
Një prej risive më domethënëse ka qenë vëmendja e presidentit të sapozgjedhur ndaj klasës së mesme. Objektivi i Biden është ai që ta bëjë mirëqenien e një klasë të tillë një prej parimeve themelore të politikës së jashtme amerikane, një objektiv që i gjen rrënjët e tij në retorikën populiste me të cilën Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas presidentit demokrat, fakti që nuk ka më një vijë të qartë midis politikës së jashtme dhe asaj të brendshme – domethënë, sipas fjalëve të Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Jack Sullivan, njëra influencon tjetrën – sjell domosdoshmërisht që çdo zgjedhje në nivel ndërkombëtar do të duhej të ponderohej edhe mbi bazën e “familjeve amerikane që punojnë”. Në këtë kuptim, thelbësisht do të jenë investimet e shënjestruara ato që krijojnë vende pune të cilat do të mund t’i sigurojnë Amerikës ruajtjen e avantazhit kompetitiv me pjesën tjetër të botës. Ky është edhe një referim i qartë ndaj qasjes muskulare të avancuar nga Pekini, si në terma tregëtarë, ashtu edhe teknologjikë. “Nëqoftëse investojmë tek vetëvetja dhe tek njerëzit tanë, nëqoftëse luftojmë për të siguruar që bizneset amerikane të jenë në gjendje të konkurrojnë e të fitojnë më skenën globale, nëqoftëse punëtorët tanë janë të mbrojtur dhe e tillë të jetë edhe pronësia intelektuale e tyre, atëhere nuk ka asnjë vend në Tokë – as edhe Kina – që mund të barazohet me ne”.

Gjermania dhe Jemeni: një ndryshim progresiv kursi?
Gjatë diskutimit të tij Biden ka njoftuar edhe një rishikim të plotë të impenjimit ushtarak në botë me qëllim që forcat e armatosura amerikane të jenë siç duhet në linjë me llojin e qasjes së politikës së jashtme dhe me prioritetet e sigurisë kombëtare. Lidhur me këtë, ka deklaruar ndalimin e tërheqjes së rreth 12000 njerëzve nga Gjermania, tërheqje që ishte vendosur nga paraardhësi i tij pas kritikave të shumta kundrejt Berlinit brenda kontekstit atlantik, dhe përfundimin e mbështetjes ushtarake dhe ekonomike ndaj Arabisë Saudite për luftën në Jemen, një lëvizje që rrezikon të vërë në pikëpyetje raportet midis Uashingtonit e Riadit shumë më tepër pasi Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines ka deklaruar se dëshiron të deklasifikojë raportin lidhur me vrasjen e Jamal Kashoggi – vrasje ku duket se është përfshirë Princi Trashëgimtar Mohammad bin Salman. Megjithatë, ka bërë me dije se nuk do të mungojë mbështetja amerikane për Arabinë Saudite në mbrotjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj prej sulmeve të vazhdueshme raketore dhe nëpërmjet UAV nga ana e disa milicive të mbështetura nga Irani, midis të cilëve ajo Houthi.
Lidhur me dosje si bërthamorja iraniane, raportet me Korenë e Veriut dhe situata në Afganistan, çështje po aq të rëndësishme për Uashingtonin, Biden nuk është shprehur. Pavarësisht kësaj, lidhur me këtë janë shprehur anëtarët kryesorë të ekipit të Sigurisë Kombëtare gjatë seancave dëgjimore të tyre, por edhe në dalje më të vonshme. Gjithsesi, ka të ngjarë që një vizion më i plotë i impenjimit amerikan në botë do të vijë në përfundim të Global Posture Review, e njoftuar nga presidenti, që do të shikojë bashkëpunimin e ngushtë midis Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit.
Nuk është e qartë sesa kohë do t’u duhen Shteteve të Bashkuara për ta përfunduar këtë proces rinovimi moral, vlerash demokratike dhe lidershipi të apeluara nga Biden. Pavarësisht se shumë prej këtyre vlerave u janë nënshtruar presioneve të forta gjatë viteve të fundit dhe më shumë akoma pas ngjarjeve të Capitol Hill, edhe një herë akoma Uashingtoni paraqitet si bastion i demokracisë: “Nga ky moment populli amerikan do të dalë më i fortë, më i vendosur dhe më mirë i pajisur për ta bashkuar botën në luftën për mbrojtjen e demokracisë, pasi vetë ne kemi luftuar për të”.
Ajo çka është e sigurtë është se Biden ka dashur të sigurojë komunitetin ndërkombëtar se era e paparashikueshmërisë amerikane ka mbaruar, duke ravijëzuar një vizion mjaft të qartë të asaj që do të bëjnë Shtetet e Bashkuara që të mund ta drejtojnë sërish botën në mënyrë të besueshme. Iluminues në këtë aspekt është editoriali i tij në Foreign Affairs me titullin “Why America Must Lead Again” në të cilin – atëhere, ashtu si edhe sot – rivendikonte faktin se Shtetet e Bashkuara janë të vetmit në gjendje që ta mobilizojnë botën e lirë për të përballuar “sfidat e të sotmes dhe të së nesërmes”. Amerika është e gatshme që të marrë sërish mbi vete rolin e drejtuesit dhe në këtë diplomacia do të luajë një rol vendimtar, “jo vetëm me shembullin e forcës tonë, por me forcën e shembullit tonë”.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version