Reagimi i fortë i ish-ministrit: Spitalet nuk funksionojnë mbi logjikën e “magazinave të patateve”!

Nga Tritan SHEHU

Sot po degjoj belbezimet e percatura te Qeverise nga salla e atij “Kuvendi”!

“Meqe spitalet Covid ne Tirane u mbushen plot do hapen ato te Durresit e Shkodres”.

Logjike kjo e nje “magazinieri patatesh”: mbushim nje magazine e pastaj hapim tjetren!

Spitalet funksionojne mbi nje logjike tjeter:

–Spitalet aktivizohen gradualisht per te krijuar eksperiencen, kapacitetet teknike e njerezore, rritur numrin e te semureve progresivisht e mos lejuar mbi ngarkesen e tyre!

–Qytetaret preferojne e kane te drejte te kerkojne sherbimin mjekesor sa me prane vendit te tyre, e mundeshme ne shumice kjo dhe jo largimin arbirtar te tij, gje qe ka cuar ne faktin tragjik te “shtepive spitale” pa asnje rregull, kritere, me shpenzime gjigande nga njerrezit e humbje jete a demtime shendeti.

–Tej mbushja e nje spitali, vecanerisht ne kushtet tona strukturale edhe kur kemi vetem 3 infermiere ne turn me 30 paciente nga 6- 7 qe duheshin, numrin e mjekeve te vogel etj, jep ulje te ndjeshme te cilesise se sherbimit.

–Koncentrimi i 20-30 te semureve ne vetem reanimacionet spitaleve Covid, pra shume mbi kapacitetet e tyre teknike e njererzore (kane maximumi nje infermiere ne turn per dy te semure, kur duhet te kishin 1,5-2 per cdo te semure), con ne pasoja te renda, ne reanimacion kjo do te thone humbje jete, pa folur per standartet e tyre strukturale.

Prandaj ka prej nje viti qe insistojme:

Aktivizoni spitalet periferike, sherbimet e reanimacioneve ne vend, duke shtuar dhe reth 100 poste intensive brenda standarteve, urgjent!

Rama vajti ne Vlore, dikush tjeter ne Elbasan e na tregoi disa pamje ne 3 D klinikash Covid, ku jane ato, askund si cdo gje qe keni bere ne kete perballje:

–Prandaj jemi vendi me raste te reja e humbje jete ditore me keq ne Europe.

–Prandaj per “vdekjet shtese” jemi ne fund te Rruzullit.

Dhe ju sot kujtoheni te deklaroni aktivizimin e dy spitaleve Rajonale…cinike kjo!

Kujdes, se me parametrat qe keni krijuar nga pa pergjegjeshmeria e pa aftesia juaj, me e keqja nuk ka ardhur akoma…

Kjo jo per te bere Kasandren, por per tju permendur, sepse deri me 25 prill kur ju do te largoheni, ka akoma disa jave e koha nuk pret!