Pamje rrënqethëse! E moshuara ndërron jetë pa arritur në spital si pasojë e bllokimit të rrugës nga bora

Një e moshuar ka ndërruar jetë në mes të rrugës në një fshat të Dibrës si pasojë e bllokimit të rrugës nga bora. E moshuara është marrë me batanije nga disa të rinj për t’u dërguar në spital, por rruga e bllokuar nga bora nuk i ka lejuar të arrijnë në kohë. E moshuara ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Të rinjtë fillimisht e kanë futur të moshuarën në një makinë dhe më pas me anë të disa lopatave, përpiqen të hapin rrugën në mënyrë që ajo të kalojë. Por terreni malor nuk i lejon të bëjnë përpara pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Disa prej tyre kanë ftohtë dhe ndërrojnë njëri-tjetrin duke ngrohur duart për t’u kthyer sërish duke shtyrë makinën pavarësisht riskut në rast se ajo do të rrëshqiste.

2 44

3 27