Ndahet nga jeta ish-Prefekti i Vlorës, Eduart Veçani

Ndahet nga jeta ne moshen 61 vjecare ish Prefekti Eduart Veçani 2010 – 2013. Me kontribut qe ne levizjet e para demokratike ne vitet 1990. Ish nen kryetar gjykate deri ne vitin 1997 dhe nje nga avokatet me te mire ne vend.

Veçani ka qenë një ndër personalitet politikë dhe publikë të qytetit të Vlorës. Ai ka qenë një ndër zytarët më të respektuar të qytetit që e ktheu pozicionin e Prefektit në shërbim të qytetarëve të Vlorës. Ai vlerësohej për korrektësinë, seriozitetin dhe përkushtimin në të gjitha detyrat që ka mbajtur. Veçani ka qenë një ndër demokratët që e shndërroi Vlorën në një shtëpi të madhe për të gjithë qytetarët që vinin në këtë qytet. Mirënjohje për kontributet e dhëna dhe të qoftë dheu i lehtë, Eduart Veçani