Mjekët, si mbrojtësit e vetëm të shëndetit në të gjitha kohërat!

Nga Henrik ZOTAJ

Para disa viteve, ndersa po shkoja te vizitoja nje person te afert, te nje mikut tim – me nje tumor te avancuar te mushkerise, ky i fundit, kur po shkonim… me thote:

Ju, mjeket keni profesion te mire!

Ashtu, te krijohet pershtypja e pare i them une!

Ju, vazhdoi miku im, mbijetoni ne te gjitha regjimet.

Perveç regjimit komunist, i them une!

Edhe aty ju mbijetonit, u pergjigj ai.

Edhe ai regjim kishte nevoje per ju!

Do te tregoj nje ndodhi, nga im ate, vazhdoi miku im!

Babai im kishte mbaruar shkollen e larte per ekonomi ne Itali, por ishte bashkekohes, shok dhe mik i ngushte me

Prof. Ndroqin, i cili kishte perfunduar studimet per mjekesi, po ne Itali. Te dy ishin miq te pandare, te dy ishin nacionaliste!

Pas çlirimit, regjimi e kerkonte babin tim ta arrestonin dhe ta burgosnin dhe ashtu bene, vazhdonte tregimin miku im!

Ne ato dite te veshtira, babai na thoshte; pas meje radhen e ka Prof. Ndroqi, se te dy, te njejtin aktivitet nacionalist kemi kryer!!

Pas pak kohe degjojme se Prof. Ndroqin e kishin emeruar drejtor te spitalit ushtarak!!

Kur, nje i aferm i imi, e pyeti Prof. Ndroqin:

Si eshte e mundur!?

Ai iu pergjigj: Kishin hallin e tyre se nuk kishin nje mjek me te mire se une, per hallin qe mund t’ju binte vete atyre, ne te ardhmen..!!

Keshtu edhe regjimi komunist, mendohej dy here perpara se t’i burgoste Mjeket!