Korrupsion dhe vjedhje me ligj!

Nga Vehap KOLA

Korrupsion më i madh se vjedhja e tenderave e pasurive kombëtare në mënyrë të paligjshme është vjedhja e tyre me ligj.

Qeveritë e majta këtë kanë bërë dhe bëjnë përherë.

Rrisin taksat, shtojnë kompetencat e shtetit dhe rrudhin hapësirën private të lirisë.

Çdo lekë që del nga xhepi im për të hyrë në xhepin e shtetit është tashmë korrupsion.

Të luftosh korrupsionin e pushtetarëve hajdutë duke e shndërruar korrupsionin në sistem ligjor është t’i hedhësh benzinë zjarrit.

Rama dhe Veliaj e vjedhin tokën shtetërore dhe ua falin oligarkëve me ligje speciale.

Rama dhe Veliaj rrisin taksat për shtresën e mesme dhe amnistojnë dividentët e oligarkëve.

Paratë që marrin nga taksat i bëjnë PPP, shtrojnë rrugë me 20 milion euro kilometrin, sterilizojnë me 200 euro një kit operacioni që më parë bëhej me 2 euro.

Prandaj, Kosova që zgjodhi VV-në marksiste për të zhdukur korrupsionin, do të duhet të durojë një sistem korruptiv të kthyer në institucione dhe ligje: taksa të larta, shtetëzim dhe zmadhim të administratës.

Kurriz të fortë ju urojmë!