Juventusi pa njërin prej lojtarëve kyç për ndeshjen e Champions

Juventusi humbet lojtarë për ndeshjen ndaj Porto. Juan Cuadrado, me shumë mundësi do ta humbasë duelin e Ligës së Kampionëve.

Kolumbiani pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme me Napolin, ku dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë nga Alex Sandro.

Sipas “Goal.com”, ai i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme të bardhezinjve, ato me Porton dhe Crotonen.

Ndërkohë, mungesa të tjera për trajnerin Pirlo në takimin e Championsit priten të jenë edhe Arthur, Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey.