Foto/ Basketbolli me nxënësit merr më qafë ministren e Arsimit, infektohet me Covid-19

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar me Covid-19 dhe për pasojë, do të karantinohet në shtëpinë e saj. Ministrja është shfaqur ditët e fundit duke luajtur basketboll me nxënësit në disa shkolla të ndryshme dhe dyshohet se këtu e ka marrë edhe virusin.

Kushi e ka dhënë lajmin në Facebook: “Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia”, shkruan ministrja.

2 463 294 11