Rrugë të bllokuara/ Situatë e rëndë në Shkodër, ngricat përkeqësojnë gjendjen në zonat e përmbytura

Situata në fshatrat e përmbytur të Shkodrës është rënduar së tepërmi nga dëbora dhe ngricat. Sipas njoftimit zyrtar të BAshkisë Shkodër, sot në mëngjes në Dajç, hidrometri shënon 6.60 cm dhe1800 ha tokë bujqësore janë në ujë në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar fushore. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metër. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet prioritare.

Rrugë të bllokuara ka në Darragjat, Shirq, Urrelat e Shirqit, kulartësie e ujit arrin 140 cm në rrugë. Shtëpi të përmbytura janë 9, por uji është larguar. Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.

Në rrugën kryesore të Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë. Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonisht për makinat e vogla. Po ashtu edhe në aksin Dajç –  rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. SPZ e zonës eshte në gatishmëri, qendrat shendetësore jane në gatishmëri
Energji elektrike ka me ndërprerje të herëpasherëshme.

1 54

2 43

3 26