Basha uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka uruar VV, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Basha shkruan në mesazhin e tij se, do të jetë i lumtur të bashkëpunojë ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës.

Mesazhi i Bashës

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.