110 milionë euro nga taksat tona, Beketi kërkesë Gjykatës në Hagë për të sekuestruar paratë nga kompanitë e naftës

Shqipëria nuk është paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën civile të Hagës përballë biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Ai i është drejtuar gjykatës me kërkesën për të sekuestruar paratë që kompanitë e naftës ‘Shell’ dhe ‘Eni’ i detyrohen rregullisht shtetit shqiptar.

Pas mbylljes së televizionit Agon në 2015, biznesmeni iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare e cila gjobiti shtetin shqiptar me 110 milionë euro.

Shqipëria nuk është paraqitur në gjykatën civile në Hagë, të cilës biznesmeni italian Francesco Becchetti i është drejtuar që të paguhet nga kompanitë e naftës ‘Shell’ dhe ‘Eni’ me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht shtetit shqiptar.

Ambasada dhe Ministria e Jashtme kanë refuzuar të jenë të pranishme në seancën gjyqësore dhe kjo faktohet në vendimin e gjykatës. Për mungesën në këtë proces nuk është dhënë asnjë sqarim nga zyrtarët e qeverisë shqiptare.

Pas proceseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar Becchetti ka kërkuar në gjykatën civile të Hagës që të paguhet nga kompanitë e naftës ‘Shell’ dhe ‘Eni’ me shumën që këto kompani i detyrohen rregullisht Shqipërisë, sipas marrëveshjeve me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Tiranë.

Edi Rama mbylli TV Agon, media e pavarur, por në pronësi të Becchetit në vitin 2015, katër vite më vonë në prill 2019 një gjykatë ndërkombëtare në ëashington DC dënoi Shqipërinë me 110 milion Euro dëmshpërblim.

Kjo është shuma më madhe në dëm të Shqipërisë e caktuar ndonjëherë nga një gjykatë ndërkombëtare; duke filluar nga gjoba për incidentin e Korfuzit po në Hagë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 1949.

Faturën Beccheti duhet ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.